Ne kete veprimtari synohet qe te behet lidhja e fakteve historike apo gjeografike me vendodhjen gjeografike te tyre ne harta.
Ne histori psh, mund te perdoret ne rastet kur studiohen lufterat boterore, ekspasionet e shteteve imperialiste, zbulimet gjeografike, shpikjet e ndryshme etj
Si procedohet ?
Ne rastin kur nxenesit po studiojne LIIB, psh, ata duhet te krijojne nje harte evrope apo te botes, ne te cilat do te piketojne vendet ku jane zhvilluar betejat me te medha te kesaj lufte ose dhe informacione te ndryshme rreth ngjarjeve te kesaj lufte qe lidhen me qytete te caktuara. Pasi kane piketuar vendet, do te shkruajne nje informacion te shkurter per ate beteje apo qytet.
Ne gjeografi, nxenesit, pasi kane krijuar harten, fillojne te piketojne ne varesi te temes qe studiohet vendodhjen gjeografike te dukurise qe eshte ne studim. dhe njekohesisht, shoqerohen me informacione e kuriozitete te ndryshme.
psh. ne mesimin me teme ‘Malet dhe fushat’, nxenesit pasi kane piketuar me nr ose shkronja vendodhjen e disa maleve dhe fushave shkruajne dhe informacione te shkurtra rreth tyre. Keto informacione mund te jene te llojit te te dhenave per karakteristikat e tyre fizike, por dhe kuriozitete te ndryshme .
Kjo veprimtari mund te behet dhe ne Google map, pa qene nevoja e krijimit te hartave. Madje, kjo menyre i afteson nxenesit, si ne shkathtesimin e tyre ne perdorimine programeve te ndryshme ne internet, por te lejon te lokalizosh me saktesi pozicionin gjeografik te tyre.