TIK-Histori

TIK

prezanton nje burim te pasur  per didaktiken e historise ne disa drejtime:
1.     mundeson nje g

 

ame  te gjere te burimeve  te hershme dhe te rralla;

2.     mundeson organizimin e e nje ore mesimore multimediale dhe interaktive;

3.     favorizon nje mesimedhenie krijuese;

4.     u mundeson nxenesve krijimin e  marredhenieve bashkepunuese  nen drejtimin e mesuesit ne nje menyre interesante, aktive  dhe efikase.

Nje nga arsyet se pse nxenesit shpesh nuk e duan ose nuk kane interes per lenden e historise,  eshte fakti qe ajo shpesh u prezantohet nxeneseve ne menyre te tille, ku me se shumti mbeshtetet ne nje shpjegim verbal te fakteve sipas nje radhe kronologjike. Por, Tik,  u mundeson mesuesve nje vellim te madh dokumentesh, te cilat mund t’i perdorin ne ore mesimore te caktuara ne perputhje me temen mesimore,  psh : mund te flitet per Mbretin Diell duke prezantuar portretin e tij, foto te Versajes, dokumente te printuara te asaj kohe, pjese muzikore te periudhes etj,  duke u mundesuar dhe nga nje kopje nxenesve ose duke i ftuar ata te bejne po te njejtat kerkime ne internet, per materialet qe u paraqiten ne klase. Ne kete menyre, me nje kosto modeste, mund te krijohet nje kabinet multimedial per historine, per te zbatuar nje mesimedhenie inovative gjate se ciles, nxenesit kerkojne burime te ndryshme informacioni ne menyre individuale nen drejtimin e mesuesit.

Mjetet multimediale jane per vete natyren e tyre te ndertuara ne menyre interaktive. Perdorimi i internetit nuk kufizohet vetem ne ceshtjen e permbajtjes qe vihet ne dispozicion, por dhe per aftesite intelektuale qe favorizon perdorimi i tij. Nje nga mjetet me te lehta per t’u realizuar eshte realizimi i nje time line(linje kohore) , nje paraqitje lineare e gjate ne ekran, e cila mund te  jete ne formen e nje videoje, ne te cilen mund te paraqitet ne forme sintetike historia njerezore nga origjina deri ne ditet e sotme. Duke klikuar ne keto ikona,  hapen dritare te cilat japin shpjegime te detajuara per secilen etape kohore te historise. Per nxenesin  mundesohet ndertimi ne menyre individuale i nje time line personale, qe me kohe mund te pasurohet me data e te dhena, dore pas dore,  duke rritur njohurite dhe mundesite per te zhvilluar njohurite dhe aftesite e tyre,

Historia eshte nje nga disiplinat ne te cilen,  më mirë se kudo tjetër, mund të vleresohet përdorimi i kësaj teknologjie
me mundesine per te zhilluar pamje, informacione ne kendveshtrime te ndryshme (sociale ,ekonomike,kulturore ,fetare etj .), duke pasuruar materialet  me figura, pjese muzikore, harta gjeografike, kronologji, filmime etj.

Ne fushen e mesimedhenies se historise,  TIK mund te perdoren pozitivisht nga te pakten dy kendeveshtrime.

  1.  Nepermjet mundesive qe te ofron interneti mund te vihen ne dispozicion te mesueseve nje game e gjere burimesh, ngjarjesh, dokumentesh qe sherbejne per te thelluar njohurite  e tyre. Natyrisht qe, kjo perfshin jo vetem aftesine per te kerkuar, por dhe aftesine per te analizuar cilesine dhe vleren shkencore te materialeve te siguruara nepermjet rrjetit. Nxenesit duhet te jene shume te kujdesshem ne kete drejtim, duke marre se pari, nje orinetim nga mesuesit ne lidhje me faqet e internetit, ku mund te futen per te marre informacione, faqe keto qe gjykohen nga mesuesit si te pershtatshme per moshen e tyre dhe te percaktuara si faqe qe ofrojne informacione te sakta nga ana shkencore.

2.   Ne vend te dyte,  mesimdhenia tradicionale(frontale), e cila mbetet , megjithate, nje nga metodat baze te mesimedhenies, mund te ndihmohet nga perdorimi i prezantimeve ndermjet slajdeve (slides) , duke  mundesuar perfshirjen brenda tyre te teksteve te shkruara, materialeve audio e video, te lejojne te vendosesh harta, citime, fotografi, vizatime.  Perfshirja e ketyre mjeteve multimediale  e ben me interesante dhe me argetuese oren mesimore per nxenesit.

Me perdorim te TIK ne mesimedhenie kuptojme perdorimin e teknologjive informatike  dhe te komunikimit  ne mbeshtetjte te procesit mesimor ,  pavaresisht nga fakti,  ne ato jane projektuar per perdorim ekskluzivisht per didaktiken apo jo. Psh,perdorimi i postes elektronike, nuk eshte krijuar per qellime didaktike,  por mund te perdoret gjeresisht ne te.

Kurse me Teknologji didaktike,  i referohemi teresise se metodave , mejeteve per prezantime.  Ne kete menyre,  mund te themi qe TIK eshte vetem nje pjese e mjeteve teknologjike ne dispozicion  te TD

 

 

Advertisements

Harta informuese

Ne kete veprimtari synohet qe te behet lidhja e fakteve historike apo gjeografike  me  vendodhjen gjeografike te tyre ne harta.

Ne histori psh, mund te perdoret ne rastet kur studiohen lufterat boterore, ekspasionet e shteteve imperialiste, zbulimet gjeografike, shpikjet e ndryshme etj

Si procedohet ?

Ne rastin kur nxenesit po studiojne LIIB, psh, ata duhet te krijojne nje harte evrope apo te botes, ne te cilat do te piketojne vendet ku jane zhvilluar betejat me te medha te kesaj lufte ose dhe informacione te ndryshme rreth ngjarjeve te kesaj lufte qe lidhen me qytete te caktuara. Pasi kane piketuar vendet, do te shkruajne nje informacion te shkurter  per ate beteje apo qytet.

Ne gjeografi, nxenesit, pasi kane krijuar harten, fillojne te piketojne ne varesi te temes qe studiohet vendodhjen gjeografike te dukurise qe eshte ne studim. dhe njekohesisht, shoqerohen me informacione e kuriozitete te ndryshme.

psh. ne mesimin me teme ‘Malet dhe fushat’, nxenesit pasi kane piketuar me nr ose shkronja vendodhjen e disa maleve dhe fushave shkruajne dhe informacione te shkurtra rreth tyre. Keto informacione mund te jene te llojit te te dhenave per karakteristikat e tyre fizike, por dhe kuriozitete te ndryshme .

Kjo veprimtari mund te behet dhe ne Google map, pa qene nevoja e krijimit te hartave. Madje, kjo menyre i afteson nxenesit, si ne shkathtesimin e tyre ne perdorimine programeve te ndryshme ne internet, por te lejon te lokalizosh me saktesi pozicionin gjeografik te tyre.

20 Mars

Ekuinoks rrjedh nga latinishtja qe do te thote “nete te barabarta”. Ekuinoksi ndodh kur Dielli ndodhet pingul mbi ekuator dhe kjo mund te ndodhi rreth datave 19-21 mars.

Me 20 Mars ndodh ekuinoksi i pranveres, dita e barazimit te dites dhe nates, qe do te thote 12 ore dite, 12 ore nate. Dielli lind ne oren 6:00 dhe perendon po ne oren 18:00

Ne hemisferën veriore ekuinoksi i  marsit ose i pranveres  shënon fillimin e pranverës dhe prej kohësh festohet si një kohë e riperteritjes se jetes. Shumë kultura dhe fe te ndryshme e kane respektuar kete ngjarje duke e festuar ne menyra te ndryshme.

Ne linkun me poshte  eshte nje kalendar i datave se kur ndodhin ekuinokset dhe solsticet ne vite te ndryshme

Kalendar

Zymbylat

Shenja te ardhjes se pranveres

  • Zogjte jane, pergjithesisht, predikuesit me te mire te ardhjes se pranveres; ardhja e dallandysheve ose zogjve blu, gushekuqeve ne disa vende. Cicerimat e zogjve, me shume se kurre, mbushin ajrin e ngrohte te pranveres.
  • Lulet celin(bajamja, kumblla, manushaqja etj )
  • krimbat dalin nga toka
  • pashket ose mollekuqet shfaqen gjithandej  etj