Demokracia e të gjithëve.

Jeta na vë në sfida të cilat, ne, shpeshherë, jemi të dobët për t’i përballuar. Por, pavarsisht përpjekjeve të gjithsecilit, disa njerëz janë munduar të sfidojnë, jo vetëm fatin, por shkencën, shoqërinë etj. Dikush që jeta e ka përballur me një sëmundje të një të afërmi të tij të dashur, e ka detyruar të vazhdojë një shkollë mjekësie, me qëllim, jo vetëm që të përkujdeset sa më mirë, por dhe të sfidojë shkencën duke u përpjekur të zbulojë mënyra të reja kurimi. Dikush tjetër është bërë jurist, gjyqtar, me qëllim për të vënë drejtësi në një çështje që u është bërë padrejtësi etj. Këta njerëz fshinë lotët, pushuan ankesat dhe morën në dorë çelësin e fatit të tyre. Këta janë heronjtë e kohëve të vështira.
Kam qenë e vogël kur u përmbys regjimi dhe erdhi demokracia. Isha rritur në një familje ku komunizmi ishte bërë pjesë e jetës, si te shumica e familjeve, por unë, si e re, nuk kisha lidhje me të, ndaj e mirëprita drmokracinë. I fala votën time të parë. I kam përjetuar me shumë emocion thirrjet pro demokracisë dhe kundër komunizmit, sepse atëherë komunizmi ishte ende prezent, edhe pse muret që na ndanin nga Evropa ligjërisht ishin shëmbur. Demokracia jonë qe shumë infantile, ne ishim si ata fëmijët e vegjël, që sapo lirohen nga dora e nënës, ikin kuturu. Demokracia në vendin tim, edhe pse kanë kaluar 30 vjet, është ende me probleme. Ne sërish ulërasim “poshtë komunistët”, a thua se komunistët kanë bërë pakt me djallin për të rrojtur përjetësisht. Jo, more miq, boll ulëritëm me parrulla boshe. Demokracia nuk vjen vetëm nga 140 e kusur njezëz që ne zgjedhim të na përfaqësojnë, por nga të gjithë ne. Secili duhet të japë kontributin e vet, nuk është demokracia tasë me supë, të cilën ti e kërkon nga kamarieri të ta sjellë në tavolinë. Përpara se të kërkosh llogari, bëji pyetje vetes, se çfarë ke bërë ti për demokracinë. Nëse ti je i gatshëm të vjedhësh votën, ta shesësh, të shantazhosh apo të ngresh banderola antikomuniste, që të dukesh demokrat etj, vetëm që në krye të vijë partia që ti do, ti nuk ke lidhje me demokracinë. Uli dy gishtat e mblidhi bëji grusht. Jepi një grusht asaj jetës tënde boshe, që demokracisë nuk i hyn në punë dhe fillo të japësh kontributin tënd. Është turp që ende ambasadorët amerikanë na mësojnë se si duhet të votojmë. Ndryshimi që duam fillon nga ne, jo nga partitë që na harrojnë sapo mbyllet fushata e mblidhen karriget. Karriget ikin, ne jemi po aty.

Dy iriqët dhe dhelpra bishtkuqe

Në një kodrinë të mbuluar nga një livadh i praruar ndodhej një shtëpizë e bukur prej druri, e cila rrethohej nga pemë me mollë të kuqe. Aroma e tyre ndihej në ajër dhe ishe e vështirë të mos zgjasje duart dhe të këpusje një mollë dhe ta kafshoje gjithë ëndje. Ishin të shijshme, plot lëng dhe ëmbëlsi. Në shtëpizën mes mollëve jetonte një familje iriqësh, ku lodronin të gëzuar dy iriq të vegjël, të cilët quheshin Ajsi dhe  Rei. Çdo ditë, të dy fëmijët mbushin kurrizin me mollët më të mira dhe ua  çonin gjyshërve të tyre që jetonin në luginën përtej kodrinës.  Gjyshërit u gëzoheshin pamasë nipit dhe mbesës së tyre. Shtëpia e tyre mbushej me zërat e tyre  dhe kjo u sillte gëzim. Një ditë fëmijët nuk vajtën te gjyshërit për t’u çuar mollët e tyre dhe ata u bënë merak.

“Çfarë të ketë ndodhur me dy iriqët e vegjël? Mos ishin të sëmurë, apo t’u ketë ndodhur ndonjë gjë rrugës?!”,  mendonin gjyshërit e shqetësuar.

-Duhet të nisemi te shtëpia, të shikojmë çfarë ka ndodhur me fëmijët,- tha gjyshja iriqe e shqetësuar. Gjyshi iriqi aprovoi me kokë. Mori shkopin e  tij dhe të dy u drejtuan drejt kodrinës. Duke ecur, poshtë luginës, pranë lumit që kalonte aty pranë, u zunë sytë Ajsi, e cila jepte e merrte në bregun e lumit. Shpejtuan hapat dhe mbërritën. Ajsi u gëzua që i pa dhe e shqetësuar iu afrua.

-Çfarë ka ndodhur, Ajsi? Ku është Rei?, pyeti gjyshja.

– Oh, gjyshja ime e mirë! Ishim duke ardhur te ju, si çdo ditë, por rrugës takuam dhelprën bishtkuqe, e cila, na mashtroi  përsëri,  duke na thënë se, nëse ne do i hidhnim mollët në rrjedhën e lumit, rrjedha do i çontë mollët te bregu ku ndodhet shtëpia juaj dhe ajo do të rrinte aty në pritje për t’i kapur mollët për  t’i nxjerrë në breg. Në këtë mënyrë, ne nuk kishim pse mbanim mollët në kurriz e të lodheshim.

– Dhe ju i besuat përsëri, – tha gjyshja e zhgënjyer.

-Na pëlqeu si ide, na u duk si një lojë e bukur, uli kokën Ajsi.

-Dakord, psherëtiu gjyshja, po Rei, ku është? Pse nuk ndodhet këtu me ty?

-Rei është duke kërkuar mollët përgjatë lumit. Unë mbeta mbrapa dhe e humba.

Gjyshërit u shqetësuan. Lumi nuk dukej aq dashamirës atë ditë, ishte i rrëmbyer.  Filluan të ecnin të tre përgjatë bregut të lumit. Kur mbërritën pas një kthese, u shfaq Rei. Rei qëndronte para tyre me mollët në kurriz, të cilat ishin bërë gjithë baltë.

Reiiiiii!, bërtitën të tre gjithë gëzim dhe iu afruan iriqit të vogël, i cili ishte bërë flakë i kuq, më i kuq dhe se dhe vetë mollët. Rei u gëzua që i pa, edhe pse qëndronte si në faj pa lëvizur. Ata u përqafuan dhe Rei u tregoi çfarë kishte ndodhur.

Pasi fëmijët mbërritën te vendi ku u tha dhelpra dhe aty, nuk panë as dhelprën dhe as mollët, u shqetësuan. Dhelpra bishtkuqe i kishte mashtruar përsëri. Të dy filluan të kërkonin me shpresë se do e gjenin dhelprën dinake. Nga padurimi, Rei nxitoi dhe e la pas Ajsin. Ai humbi mes bimëve dhe gurëve që ndodheshin në breg të lumit.  Në një moment, pranë një shkëmbi, pa dhelprën bishtkuqe e cila qëndronte  bashkë me mollët dhe qeshte, duke i rrotulluar mollët sa andej, sa këndej.

-Ha, ha, ha! Iriqët e vegjël janë kaq naivë dhe unë ndihem kaq krenare që gjithmonë do gjej një mënyrë për t’ua hedhur atyre! Sa më argëtojnë!, fliste ajo gjithë qesëndi. Rei, kur dëgjoi këto fjalë u nxeh dhe më shumë. Qëndroi ashtu pas shkëmbit dhe filloi të mendonte ndonjë reng ndaj dhelprës bishtkuqe.

Pasi u mendua një copë herë, i erdhi një ide. Iu afrua dhelprës dhe i tha:

-Oh, dhelpër bishtkuqe, shyqyr që të gjeta! Dhelpra shtangu dhe shpejtoi t’i fshihte mollët.

Ka ndodhur diçka e çuditshme, shtoi iriqi. Mollët që hodhëm në lumë, për çudinë tonë, u pëlqyen shumë nga peshqit dhe kanë dalë në breg aq shumë peshq, sa ti as në ëndërr nuk i ke parë.  Unë arrita të mblesh aq shumë peshq, sa nuk po i mbaj dot. Të lutem, eja më ndihmo t’i marrim dhe t’i çojmë në shtëpi. Mund të marrësh dhe ti për veten tënde. Ka aq shumë peshq, do kënaqemi.

Dhelpra zgurdulloi sytë, nuk po kuptonte gjë. Të ishte e vërtetë?! Ajo mollët i kishte me vete, sa mollë kishin qenë të gjitha? Nuk po kujtohej dhe  për momentin e hëngri.

-Vetëm të lutem, shko  para, sa të gjej dhe Ajsin dhe takohemi te vendi. Dhelpra e hutuar, por dhe e mrekulluar, e besoi dhe u nis. Në moment, pasi dhelpra u zhduk, Rei mori mollët dhe imagjinonte dhelprën dinake kur të shkonte te vendi dhe të mos gjente asgjë. U kënaq me veten e tij që ia kishte hedhur dhelprës dinake këtë herë  dhe i premtoi vetes që nuk do e lejonte më ta mashtronte. Duke menduar këto, pa gjyshërit bashkë me motrën që po vinin drejt tij.

Kur dëgjuan historinë, gjyshërit qeshën dhe e përgëzuan Rein për rengun që i kishte bërë dhelprës bishtkuqe, e cila, nuk pushonte së u talluri me të tjerët dhe mbi të gjitha, për mësimin që Rei dhe Ajsi kishin marrë nga kjo histori. Kurrë nuk duhet t’u besojmë personave që nuk i njohim mirë ose na kanë mashtruar dhe herë të tjera.

Të katërt, bashkë me mollët e kuqe, u nisën drejt shtëpisë. Dielli nuk u ishte dukur kaq i ngrohtë dhe bari kaq i gjelbër. Ishte një ditë kaq e bukur!

Good, bad, ugly

Para ca kohësh ndoqa një emision, në lidhje me udhëtimin që kish bërë një anglez në Indi. Nuk po them që ishte e lehtë të udhëtoje në një vënd të varfër si India, ku mjerimi lexohej në çdo pjesë të saj, po kështu, mënyra e jetesës me të cilën ishte mësuar personi që tregonte dhe kushtet që gjeti atje, i ndanin një hendek i madh, por, megjithatë, mënyra se si e kishte konceptuar ai atë emision ishte acaruese. Një qaraman, i cili e kishte të vështirë të rrinte pa komoditetin e vet dhe s’bënte gjë tjetër veçse te ankohej nga fillimi në fund të emisionit. Përtej vërejtjeve, realiteti ishte tronditës. Madje, dhe i mrekullueshmi Taj Mahal, të cilin jemi mësuar ta shikojmë kaq të bukur sa në foto, nuk të besohesh që gjendesh mes një makthi të vërtet, i rrethuar me moçale e varfëri.
Sot ndoqa përsëri një emision kushtuar Taj Mahalit. Taj Mahali, stolia e një qyteti të varfër, ku gjithë ekzistenca e tij i dedikohej pikërisht Taj Mahalit. Është e trishtueshme, që edhe pas 4 shekujsh, jeta e një populli varet tërësisht te një objekt që i përket së kaluarës. Agra, qyteti ku gjendet Taj Mahali i mermertë i rrethuar nga ujëra të ndotura, të cilat po ia brejnë themelet dita- ditës, qyteti, ku me të drejtë një gazetar kinez e kishte përshkruar me të trija cilësimet “Good, bad, ugly”.
Një foto nxjerr nën dritën e blicit një pamje që të mrekullon, por fsheh, në errësirën e pandriçuar, një pamje që klith varfëri dhe ndotje.

Taj Mahal

Ditë shiu

I vështrova të gjithë njerëzit me radhë, aty, e ulur mbrapa xhamit të lokalit, njerëz që përpëliteshin në shiun që binte me furi dhe i godiste pa mëshirë, si nga lart, ashtu nga stërklat e ftohta që ngriheshin nga asfalti, për siguri. Ndaj kujt zbrazesh gjithë ajo masë uji mbrujtur me urrejtje? Ndaj vajzës me çadër të kuqe, gruas me xhupin gri, apo burrit me çadrën e prishur…?!
Ta kishte me mua e po përgatiste terrenin në pritje të daljes time?! Mbase jo, por unë nuk guxova të dilja. Furia e shiut ende nuk po shuhej. Filloi të binte breshër.

Mirënjohje

Çdo popull ka heronjtë e vet, të cilët koha i kthen në mite. Heronjtë lartësohen e bëhen të pavdekshëm. Se sa e meritonte Skënderbeu këtë titull, e tregon fakti që askush nuk arriti të eklipsonte madhështinë e tij. Jo më të madh, por as të dytë nuk pati. Shpatën që mposhti hordhitë turke për 24 vjet, nuk arritën turqit ta përbaltin, as kur ia zhvarrosën trupin Skënderbeut dhe i përdornin kockat si hajmali, por as 500 vitet e pluhurit robërues osman që mbuluan Shqipërinë.
Shpata ekziston akoma, po aq e madhërishme sa histora që e shoqëroi atë. Shpata që uli kryet më 17 janar 1468, për nder të të zotit të vet, që veç dy herë njohu humbje, do mbetet si gjurmë, për të dëshmuar lavdinë e një populli liridashës që diti të krijojë dhe të nderojë heroin e vet.

27 Janar- Dita Ndërkombëtare e Kujtesës

TAKSONOMIA E BLOOM-it dhe Nivelet e Costa-s për shtrimin e pyetjeve

TAKSONOMIA E BLOOM-it dhe Nivelet e Costa-s për shtrimin e pyetjeve

Njohuritë (Mbajtja në mend) Të nxënit e fakteve specifike, ideve, fjalorit; mbajtja mend/të kujtuarit e informacionit ose fakteve specifikeTë kuptuarit (Kuptimi) Aftësia për ta kuptuar domethënien e materialit; komunikuar njohuritë; kuptuar informacioni pa e lidhur atë me materialin tjetërAplikimi (Përdorimi) Aftësia për ta përdorur materialin e nxënë në situata të reja dhe konkrete; për të përdorur njohuritë e mësuara dhe interpretuar situatat e mëparshmeAnaliza (Analizimi) Aftësia për ta ndarë materialin në pjesët përbërëse dhe për ta kuptuar ndërlidhjenSinteza (Krijimi) Aftësia për të mbledhur bashkë pjesët për të formuar një tërësi; për të përdorur elementet në modele dhe marrëdhënie të rejaVlerësimi (Vlerësimi) Aftësia për ta gjykuar vlerën e materialit për një qëllim të caktuar; gjykimi bazohet në kriteret e dhëna
NIVELI I PARË MBLEDHJA E INFORMACIONIT Prezantimi i njohurive duke bërë si vijon:NIVELI I DYTË PËRPUNIMI I INFORMACIONIT Praktikimi i njohurive të marra duke bërë si vijon:NIVELI I TRETË APLIKIMI I INFORMACIONIT Tregon zotërim të njohurive të marra duke bërë si vijon:
mbledhur, kopjuar, përkufizuar, përshkruar, gjetur, identifikuar, treguar, etiketuar, listuar, lokalizuar, përputhur, emëruar, vëzhguar, cituar, lexuar, kujtuar, recituar, njohur, përsëritur, riprodhuar, thënë, përzgjedhur, klasifikuar, shqiptuar, deklaruar, nënvizuar, kush, kur, ku, çfarëndërruar, ndërlidhur llogaritur, kategorizuar, ndryshuar, komunikuar, konvertuar, dalluar, zgjeruar, shpjeguar, informuar, përmbledhur, parafrazuar, riorganizuar, rindërtuar, ndërlidhur, ritreguar (me fjalët e veta), përmbledhur, treguar kuptimin e, përkthyer, kuptuar, verbalizuar, shkruarpërfituar, aplikuar, përdorur, mbledhur bashkë, kapitalizuar, ndërtuar, konsumuar, demonstruar, zhvilluar, diskutuar, eksperimentuar, formuluar, manipuluar, organizuar, lidhur, raportuar, kërkuar, shfaqur, zgjidhur problemet e reja, treguar pasojat, provuar, përdorur, shfrytëzuaranalizuar, rregulluar, ndarë në pjesë, kategorizuar, klasifikuar, krahasuar, ballafaquar, konkluduar, përcaktuar, paraqitur në diagram, diferencuar, diskutuar shkaqet, shqyrtuar në imtësi, dalluar, dhënë arsye, renditur, ndarë, radhitur, anketuar, veçuar, testuar, psendërruar, ndërtuar, kombinuar, kompozuar, konstruktuar, krijuar, zhvilluar, vlerësuar, formuar një të re, gjeneruar, shtruar hipoteza, imagjinuar, përmirësuar, konkluduar, shpikur, modifikuar, planifikuar, parashikuar, prodhuar, propozuar, riorganizuar, rishkruar, rishikuar, thjeshtësuar, sintetizuarvlerësuar, diskutuar, çmuar, sfiduar, zgjidhur, konkluduar, kritikuar, debatuar, vendosur, mbrojtur, diskriminuar, diskutuar, nxjerrje konkluzionesh, edituar, vlerësuar, graduar, interpretuar, gjykuar, arsyetuar, prioritizuar, renditur, vlerësuar, rekomanduar, refuzuar, përkrahur, vërtetuar,
Çfarë është…? Si është…? Ku është…? Kur ndodhi ____ ? Si _______? Pse…? Si do ta përshkruanit…? Kur ? A ju kujtohet…? Si do ta tregonit…? A mund ta zgjidhni…? Kush ishin …kryesore…? A mund t’i listoni tri…? Cilat…? Kush ishte…?Si do ta klasifikonit tipin e…? A mund ta thoni ose interpretoni me fjalët tuaja? Si do ta riformulonit kuptimin…? Cilat fakte ose ide tregojnë…? Cila është ideja kryesore e…? Cilat deklarata e mbështesin…? A mund ta shpjegoni çfarë po ndodh, çfarë është menduar…? Çfarë mund të thoni për…? Cila është përgjigja më e mirë? Si do ta përmblidhnit…?Si do ta përdornit…? Çfarë shembuj mund të gjeni për të…? Si do ta zgjidhnit _____ duke përdorur ato që keni mësuar…? Si do ta organizonit ______ për të treguar…? Si do ta tregonit atë që keni kuptuar? Çfarë qasje do të përdornit për të…? Si do ta aplikonit atë që keni mësuar për të zhvilluar…? Çfarë forme tjetër do të planifikonit për të…? Çfarë do të ndodhte sikur…? A mund t’i përdorni faktet për të…? Cilat elemente do të zgjidhnit ti ndryshoni? Cilat fakte do ti zgjidhnit për të treguar…? Çfarë pyetjesh do të shtronit në një intervistë me…?Cilat janë pjesët e? Si lidhet _____ me ? Pse mendoni? Cila është tema? Cili është motivi ? A mund ti listoni pjesët? Çfarë përfundimi mund të arrini për…? Çfarë konkludimesh mund të nxirrni? Si do ta klasifikonit…? Si do ta kategorizonit…? A mund t’i identifikoni pjesët e ndryshme? Çfarë dëshmish mund të gjeni? Cila është lidhja midis…? A mund të bëni dallimin midis…? Cili është funksioni i…? Si do t’i vlerësonit rezultatet për…?  Çfarë faktesh mund të përpiloni? A mund të ndërtoni një model që do të ndryshonte…? A mund të mendoni një mënyrë origjinale për…? A mund të dizajnoni një … për të …? Pse të mos kompozohet një këngë për…? A shihni zgjidhje të mundshme për…? Nëse do të kishit qasje në të gjitha burimet, si do të merreshit me…? Si mund ta zhvilloni mënyrën tuaj për t’u marrë me…?  Çfarë do të ndodhte nëse…? Sa mënyra mund ti…? A mund të krijoni përdorime të reja dhe të pazakonshme për…? A mund ta shkruani një recetë të re/udhëzime për…? A mund ta përpiloni një propozim i cili…A pajtoheni me veprimet? Me rezultatet? Cili është opinioni juaj për…? Si do ta vërtetonit…? Nuk pajtoheni? A mund ta vlerësoni vlerën ose rëndësinë e… ? A do të ishte më mirë sikur…? Pse ata (personazhi) e zgjodhën…? Çfarë do të Rekomandonit…? Si do ta vlerësonit…? Si do ta përcaktonit…? Çfarë zgjedhjesh do të kishit bërë…? Cilat do të zgjidhnit…? Si do ti prioritetizonit…? Çfarë gjykimi do të jepnit për…? Bazuar në atë që dini, si do ta shpjegonit…? Çfarë informacionesh do të përdornit për ta përkrahur pikëpamjen…? Si do ta arsyetonit…? Çfarë të dhënash janë përdorur për të nxjerrë konkluzionin…? Pse ishte ky më i mirë se…? Si do ti prioritetizonit faktet…? Si do ti krahasonit Idetë…?

Të verbërit dhe elefanti

Fabula e të verbërve dhe një elefanti e ka origjinë nga kontinenti i vjetër indian, nga ku u shpërnda në mbarë botën. Është tregimi i një grupi të të verbërve, që asnjëherë më parë nuk kishin hasur një elefant dhe të cilët mësojnë dhe formojnë një ide në mendje se si është një elefant duke e prekur atë. Secili nga të verbrit e prek dhe  ndjen një pjesë të trupit të elefantit, por vetëm një pjesë të tij, si është pjesa anësore ose dhëmbi. Pastaj ata e përshkruajnë elefantin bazuar në përvojën e tyre të kufizuar dhe përshkrimet e tyre për elefantin janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Në disa versione, ata madje dyshojnë se personi tjetër nuk po tregohet i sinqertë dhe nisin të grinden. Morali i fabulës është se njerëzit kanë tendencë të kërkojnë të vërtetën absolute bazuar në përvojën e tyre të limituar dhe subjektive, përderisa i injorojnë përvojat e limituara dhe subjektive të personave të tjerë, të cilat mund të jenë po ashtu të vërteta.

Plumba perandorit

Ditën që ti turbullove ujërat tona dhe vërshove si dallgë vdekjeprurëse në tokën që nuk të mirëpriste, atë ditë të shtatë të prillit të 1939-ës, të bardhat nënat tona, lidhën shamitë e zeza mbi krye. Me shikimin e përlotur, buzët që u dridheshin, belbëzuan mbyturazi që, Shqipëria jonë e dashur, nuk do të ishte më e jona. Kishin të drejtë. Qysh se mbërrite, ti na përdhose dhe përçudnove flamurin e Ismailit, himnin e Asdrenit, gjuhën e të parëve tanë, tokën e arbërve.

Na zgjate dorën bosh dhe na premtove tokat tona përtej kufijve tanë, në një kohë që ti vazhdoje të qëndroje përdhunshëm dhe të na robëroje brenda shtëpisë tonë.

Në këtë pranverë të tretë të kurorës tënde në tokën tonë, ti erdhe përsëri, por vetë, si perandor triumfator. Ti erdhe. Turma njerëzish dolën në shesh atë ditë të  shtatëmbëdhjetë të majit, kur ti parakalove mes nesh, i ngazëllyer në delirë. Ti u mashtrove nga lulet që nuk i këputi dora jonë, nga thirrjet që nuk dilnin prej shpritit tonë. Ti u mashtrove nga lule dhe shpirtëra të vjedhura, se ti nuk ishe mbreti ynë, ne nuk ishim populli yt. Mes atyre lulesh pa aromë, një tytë revolveri të priste ty dhe një dorë djaloshare e zbrazi katër herë drejt teje. Ti shpëtove. Megjithatë, një dorë djaloshare shqiptare, në Shiqpëri, përdhosi ëndrrën tënde perandorake, ashtu si ti lirinë tonë. Një dorë shqiptare zbrazi plumba drejt teje.

Ti  nuk mund të ishe mbreti ynë, ndaj në vend të luleve meritoje plumbat. Ato ishin të tuat.plumba-700x394

Bastija

Ngjarjen e Bastijes, në vetvete, janë munduar ta përbaltin dhe ta çmitizojnë në mënyra të ndryshme, por, askush nuk mund ta mjegullojë frymën që ndriçoi Francën e zbehur nga mjerimi dhe jehonën e saj, që gjatë oshëtiu në ngjarjet e mëpasshme, si prelud i një sërë transformimesh revolucionare, jo vetëm për Francën, por për Evropën dhe më gjerë. Bastija ishte simbol i absolutizmit dhe simbolet kanë forcën të krijonë apo shkatërrojnë mite. Bastija, ditën e 14 korrikut 1789, theu, pikërisht, mitin e të pathyeshmit, në një proçes të pakthyeshëm, në një rrugë njëkalimshme që shkon veç para, edhe pse rrezikoi të shkaktojë shumë viktima. Revolucioni, fundja, ha bijtë e vet. Është i pamëshirshëm, por i domosdoshëm.14,

Unë dhe ti…

Unë dhe ti, të dy jemi fëmijë të një planeti, të dy jemi krijesa të një krijuesi. Jemi  shumë të ngjashëm, edhe pse rrugëtimi ynë në këtë tokë, nga rregulla që  kundërshtojnë  natyrën,  ka qenë kaq shumë i ndryshëm. Nuk e di kur ne të dy filluam të ndryshojmë, të vendosemi në dy brigje të paarritshme, nuk e di cili qe ai njeri, cila qe ajo mendje e sëmurë, cila qe ajo dorë e ndyrë, që krioji këtë hendek  kaq të pakapërcyeshëm, këtë hendek që çdo urë  e kundërshton, që çdo barazi e mohon.

Unë dhe ti, sot, jemi ndryshe nga unë dhe ti, dje. Ne jemi brezi që ëndrrat luteriane do t’i bëjmë realitet, ne jemi brezi që kapërcejmë çdo hendek, ne jemi brezi që, sot, më shumë se kurrë do ecim bashkë në të njëjtën udhë, drejt të njëjtës ëndrre, sepse unë dhe ti jemi pjesë të një ylberi  të pandashëm, ashtu siç natyra e ka krijuar, ashtu, me të gjitha ngjyrat bashkuar.

blogger-image--1735536634

Projekt: Bota zgjerohet

Jeni gati për të zhvilluar një projekt?

Pooooo! Fillojmë atëherë! Do kthehemi pas në kohë, në fundin e Mesjetës, atëherë kur njohuritë gjeografike ishin shumë të pakta dhe Bota ishte shumë e vogël. Nëpërmjet këtij projekti, në bordet e anijeve të lundërtarve më të njohur, ne do të eksplorojmë të panjohurën: kontinente, dete, ishuj etj, do zgjerojmë Botën tone, botën që kemi sot.

Përpara se të fillojmë, keni mundësi të ndiqni disa sugjerime të ofruara prej meje, që do e bëjnë më zbavitëse dhe më produktive punën tuaj.

Ti mund të zgjidhësh se cila metodë i përshtatet më mirë nevojave  të tua të të punuarit në këtë projekt

Të zgjedhësh një mënyrë pune që të duket më zbavitëse.

Por, kujdes! Duhet të respektosh dhe këshillat e dhëna në vazhdim. Janë shumë të rëndësishme që jut ë jeni më kreativ dhe më original në punën tuaj, por do përfitoni, gjithashtu, më shumë njohuri nga ky projekt.

Sugjerim 1: zgjidh anijen e lundërtarit që dëshiron të lundrosh

  • Kemi studiuar disa prej lundërtarëve më të njohur, të cilët me zbulimet e tyre gjeografike ndryshuan konceptin mbi Botën, mbi realitetin, u thyen mite rreth të mbinatyrshmes, u thyen dogma fetare dhe bën që të triumfojë shkenca…
  • -Zgjidh një prej lundërtarëve: Bartolomeo Diaz, Vasko de Gama, Kristofor Kolombi etj, që janë përfshirë në studim, por dhe lundërtarë apo eksplorues të tjerë dhe hulumto rreth tij.
  • -Krijo anijen tënde dhe nis udhëtimin tënd imagjinar.
  • -Shkruaj një shkrim të shkurtër mbi arsyen pse zgjodhe këtë lundërtar.
  • -Cito burimet që do përdorësh për të gjetur informacionin: libër, website etj.
  • MATERIAlLET
  • -Përdorni letër format A4, A3, foto ilustruese etj.

Kujdes! Nuk duhet të përdorni material të printuara të gatshme, duhet t’i punoni vetë ju.

Sugjerim 2: KRIJONI HARTËN TUAJ GJEOGRAFIKE MESJETARE MBI TË CILËN DO VIJONI UDHËTIMIN

 

  • Gjatë Mesjetës njohuritë gjeografike mbi botën ishin shumë të cunguara, gjithë ç’ka njihej në atë kohë ishte një botë ku ekzistonte vetëm kontinenti Evropian, njihej pjesa veriore e Afrikës, një pjesë e Azisë, një hapësirë uji i pafundme, disa ishuj e……..errësirë, një botë ku historitë mbi fuqitë e mbinatyrshme kishin pushtuar pjesën tjetër të botës, ku dragonjtë, heronjtë e qenie të tjera çudibërëse e çudigjendura , gëlonin në mendësitë e një epoke që ushqehej prej shekujsh me gënjeshtra, një epokë ku priftërinj mashtrues manipulonin mendjet naive të njerëzve të pashkolluar, ku shkencëtarët për shumë kohë u bënë viktima të një inkuizicioni të gjatë, të pamëshirshëm, të pakuptimtë. Por, mjaf, kësaj epoke i ka ardhur fundi, kohë të etura për dije nap resin.

 

  • Kërkoni dhe hulumtoni harta të vjetra dhe krijoni hartën skicë tuajën. Ajo hartë do jetë e “ vlefshme” në fillimet e punës tuaj, përderisa presupozohet se do eksplorojmë një botë që nuk njihet.

 

  • Kujdes! Mo përdorni ngjyra të ndezura për të krijuar hartën tuaj, duhet t’i përshtatemi kohës në të cilën jemi vendosur përkohësisht. Duhet të jemi “mesjetar” të vertetë.

Sugjerim 3: KRIJONI POSTERA ME KARTON  (NJË FAQE) OSE  KARTONA TRI-FAQESH . janë më praktike dhe duken më bukur.

SUGJERIM4: ana grafike e projektit

  • Disa programe kompjuterike që mund të përdorni për të prezantuar produktin final tuaj: PowerPoint, Glogster, Prezi etj.
  • – Prezantimet tuaja digjitale duhet të jenë të plota, të respektojnë një vijë kronologjie dhe rrjedhshmërie, si në kohë, ashtu dhe në prezantimin e fakteve të ndryshme.
  • Me fotot tuaja të gjetura mund të realizoni dhe video klipe me programe që mundësojnë këto formate, siç janë: Movie maker, Pikovico etj.

SUGJERIM 5: TË JEMI MË TË KUJDESSHËM DHE ME ANËN ESTETIKE TË PROJEKTIT

  • Prezantimi projektit të jetë i pasur me foto ilustruese dhe kuriozitete interesante, për të krijuar një projekt sa më të bukur dhe ambjent sa më argëtues për të gjithë.
  • Kujdes! Mundohu të respektosh rregullat gjuhësore të të shkruarit. Mendimet të shkruara keq, asnjëherë nuk mund të shprehen bukur.
  • Sot që u prezantua projekti dhe dëgjuat sugjerimet e mia, reflektoni dhe krijoni një ide se cila është zgjedhja juaj. Vendosni SË BASHKU me grupin tuaj se si mund ta realizoni sa më mire këtë projekt.

Kur do filloni me punën tuaj?

  • Duke filluar që sot dhe deri në ….
  • Je ti ai që vendos sa kohë të duhet ta realizosh një projekt të mire, ndaj shqyrto mundësitë e tua. Por, për gjithçka ka një afat kohor. Brenda muajit prill duhet të ketë përfunduar.
  • Ke më shumë se tri muaj për ta realizuar në kohë. Kujdes! Vonesat ndëshkohen me vlerësim më të ulët.
  • Jep më të mirën tënde dhe zbavitu!

Përshkrimi i projektit

1-Faza e parë: Një orë( 45 minuta )në lëndën Histori

Njohja me temën, qëllimin, sugjerimet  dhe ndarja në grupe. Përcaktimi i liderëve dhe ndarja e punës së gjithësecilit.

Njohja me llojin e informacionit që do të punohet.

Rikujtimi I njohurive që janë marrë mbi zbulimet gjeografike

  1. Faza e dytë: Një orë mësimore (45 minuta). Në këtë faze të projektit nxënësit, pasi kanë filluar të gjejnë materialet dhe informacionin e nevojshëm që u duhet për të realizuar projektin, fillojnë t’i selektojnë ato, t’i grupojnë sipas çështjeve mbi të cilat ata do punojnë dhe japin e marrin mendime mes tyre, sipas grupeve përkatëse.
  2. Faza e tretë: Një orë mësimore (45 minuta). Në këtë faze bëhet prezantimi I projektit sipas grupeve përkatëse. Bëhet vlerësimi I punës së kryer nga grupet.

Grupet e punës dhe ndarja e temave për secilin grup

Grupi I – Kristofor Kolombi

Grupi II-  Bartolomeo Diaz

Grupi III- Vasko De Gama

Grupi IV- Fernando Magelani

Grupi V- Lundërtarë të tjerë

 

SUKSESE!

 

 

 

 

 

 

 

 

Manuel Pereira

Gestor Desportivo

wоmаn lоокing fоr lоvе rеlаtiоnshiр whilе shаring vасаtiоn hеrе.

www.adeyemiajayi.lovezg.ru/ -- wоmаn lоокing fоr lоvе rеlаtiоnshiр whilе shаring vасаtiоn hеrе.

POETIC GALAXY ATUNIS

Poets are the forefront of white sun rises, Are the muse and souls of dreams, Are breadth of musicality and precious words, Are the brightest colors of our humanity in a principled civilization.

Mille Schede

risorse per la didattica quotidiana

Abner Rossi Blog Ufficiale

Teatro, Poesia, Spettacoli

memyselfandela

"Here is my secret. It is very simple: It is only with the heart that one can see rightly; what is essential is invisible to the eye.."- Antoine de Saint Exupéry

Digital History Blog

STORIA DIGITALE: SAPERE STORICO E INSEGNAMENTO DELLA STORIA

IL MONDO DI ORSOSOGNANTE

L’arte della vita sta nell’imparare a soffrire e nell’imparare a sorridere. H. Hesse

ABC of Spirit Talk with Carolyn Page

Freedom From Fear - Our Official Website

Bucket List Publications

Indulge- Travel, Adventure, & New Experiences

Advance Institute of Business

Flexible Online Learning

ArtPlantae Today

Connecting artists, naturalists, and educators

Teacher as Transformer

Transforming Education, and Leadership, Transcending Where We Each Are in Life

WordPress.com News

The latest news on WordPress.com and the WordPress community.