Vizite ne sistemin diellor


Si thoni femije, te bejme nje udhetim mes yjeve per te pare planetet e Sistemit diellor?

Po!

Nisemi me anijen tone qe po na pret!

Udhetimin po e nisim naten. Shkojme te vizitojme se pari Diellin. Dielli eshte nje  mase e madhe gazi qe leshon shume  nxehtesi. Kujdes! Diellin mund ta shohesh vetem nepermjet syzeve te erreta, sepse te vret syte dhe te verbon perkohesisht. Me keq akoma do ishte po te provoni te shikoni Diellin me dylbi. Mos e provoni, se ju demton shume syte!

Dielli eshte kaq gjigand e kaq i  nxehte! Si thoni, t’i largohemi ca se ben shume vape?

Po, nisemi te shikojme planetet! Jemi kaq kureshtare te dime rreth tyre.

Ja dhe planti i pare me i afert me Diellin.

Planeti Merkur

Ndryshe nga sa kishim menduar per Merkurin, si planeti me i afert me Diellin dhe si i tille duhet te ishte shume i nxehte, u perballem me nje planet  me kushtet  e nates se perjetshme dhe te dimrit te eger e pambarim. Temperaturat shkojne  deri ne – 70 grade C. Kjo ishte nje befasi per ne. Si shpjegohet kjo ?!

 Pas  disa diteve  kuptuam se Merkuri levizte ne nje orbite, ku boshti i rrotullimit ishte pingul me  te, prandaj ne te (Merkure) nuk ka nderrim stinesh. Kjo do te thoshte qe Merkuri i tregon Diellit vetem njeren ane. Dhe ne ndodhemi pikerisht ne anen e kundert me Diellin. Ashtu sic ben dhe sateliti i Tokes, Hena. Nisim perseri fluturimin me anijen tone dhe kur arrijme  ne anen tjeter  gjendemi ne kushtet e dites dhe te veres se perjetshme. Dielli ne kete pjese te planetit as nuk lindte, as nuk perendonte,  duke qendruar pothuajse ne te njejtin vend. Disku i tij ne qiellin e Merkurit duket gati 6-7 here me i madh. Sa gjigand!  Siperfaqa e planetit duket  e skuqur per shkak te temperatures se larte qe shkon nga 330-380 grade celcius. S’eshte i njetrajtshem, perkundrazi,  ishte shume i  thyer, i  gerryer, ashtu si ajo e  Henes. Ky ishte me siguri vendi me i nxehte ne planetet  e sistemit diellor . Merkuri nuk kishte asnje satelit.

Shume shpejt filluam te merzitemi me kete pamje monotone ..sa  e bukur eshte Toka jone. Na ka marre vertet malli per te.

I largohemi Merkurit .

Ja ku na shfqet Aferdita ose Venusi. Me pelqen me shume ta quaj Venusi, e therrasim keshtu?

Pse jo?

Gjithmone mbremjeve,  kur vezhgoja e studioja qiellin, me ka mahnitur ky planet, i cili ne qiellin e Tokes duket si nje yll shume i ndritshem. Nuk harroja ta shikoja dhe ne mengjes. Njerezit e shohin kete “yll “,te cilin e quajne “ylli i mbremjes “ ose “ylli i mengjesit “ dhe shume prej tyre nuk  e dine qe ai nuk eshte yll, por planet,  dhe eshte planeti i Venusit. Madje, edhe me pare mendohej se behej fjale per dy yje te ndryshme,pastaj u kuptua qe ishte i njejti trup qiellor.

Me ne fund po nisemi  drejt ketij planeti te mrekullueshem. Edhe ketu ka kratere ,male, pllaja, por nuk ka uje

Venusi  duket  shume e turbullt dhe eshte e veshtire te shquash dicka te dallueshme ne siperfaqen e saj. Madje, per shkak te kesaj, perioda e rrotullimit eshte arritur te matet vetem me metoda radiolokative dhe jo vezhgime vizuale

Hena.

Hena ka gropa, kratere  dhe……

Do ta shohim akoma me afer, do jua bej surprize.

Cfare jane ato siperfaqe te erreta? Dete?!

Eh, keshtu njihen, por ne fakt nuk kane uje. Jane thjesht njolla te erreta. Hena, te ciles i jane kenduar kenge dhe thurrur poezi dhe jane perkundur gjithe ato fantazi, eshte nje bote e heshtur, ne te nuk perhapen tinguj, nuk shperhapet drita e Diellit, prandaj qielli duket i zi dhe yjet duken dhe diten. Rrezet e Diellit, grimcat kozmike arrijne ne siperfaqen e Henes pa kurrefare pengese.  Keto shkaktojne erozionin kozmik te relievit te Henes. Ne mesdite temperatura arrin 130 grade C , kurse ne mesnate -170 grade celcius. Mos te harrojme qe kalimi nga mesdita deri ne mesnate  zgjat 2 jave.

Shikoni, shikoni, nje pike te vogel te kuqe. E dini cfare eshte ? Eshte planeti Mars . Ketu ka pak uje, pak ajer dhe pluhur dhe gure te kuq. Per kete qellim quhet “planeti i kuq”

Sapo kemi hyre ne brezin e asteroideve. Ne kete zone ,midis Marsit dhe Jupiterit gjenden shumica derrmuese e asteroideve. Asteriodet jane trupa qiellore qe rrotullohen rreth Diellit si planetet, por jane shume te vegjel (planetet e vegjel). Nuk shihen me sy te lire, vetem me teleskop dhe duken si yje, ndaj quhen dhe asteroide. Diametri i tyre shkon nga 1km deri ne 100-ra km.

Shkojme me tej , vazhdojme udhetimin tone, shohim nje pike te shndritshme, te madhe ,te madhe. Ky eshte planeti me I madh i sistemit diellor, ky  eshte Jupiteri. Gjigandi Jupiter

Rreth saj  gjendet gjithmone nje atmosfere shume e gjere dhe e ngjeshur, si nje stuhi e madhe e fuqishme pa shi, keshtu qe siperfaqja nuk dallohet. Per kete qellim, ende nuk dihet nese Jupiteri ka siperfaqe te ngurte apo jo. Temperatura e matur aty shkon deri me -145 gradeC.   Fusha manjetike eshte shume e fuqishme dhe Jupiteri rrezaton radiovale. Jupiteri ka 24 satelite dhe ashtu si dhe Hena jone, ato i tregojne atij vetem njeren faqe.

Anija vazhdon udhetimin me tej .

Shikoni, shikon sa shume unaza! Cfare eshte?

Jemi perballe planetit Saturn. Saturnin e kemi pare me shume veshtiresi  nga toka dhe eshte planeti i fundit qe mund te shihet me sy te zhveshur pa ndihmen e teleskopeve. Saturni ka nje zbukurim te veçante qe e dallojne nga planetet e tjere, kjo eshte unaza e famshme qe e rrethon ne qender (ne planin ekuatorial).Kete unaze arriti ta vrojtoje dhe Galilei,por nuk arriti ta kuptoje sec ishin keto “si veshe” qe dukeshin anash Saturnit. Kjo unaze gjigande ne perberje te saj ka shume unaza, te perbera nga copa me diameter  mesatar 1m.Jane te ngjyrave te ndryshme se perbehen nga materiale te ndryshme; akuj, metal e pluhur.

Temperatura eshte akoma me e ulet se ne Jupiter, per shkak se ndodhet dhe me larg Diellit. Saturni ka 31 satelite.

Po i largohemi gjithnje e me shume Diellit, dhe ja tek shfaqet nje planet i vogel blu. URANI! Per here te pare e shohim me sy te lire, se Uranin mund ta shohim vetem me teleskop. Eshte nje mase e gazte qe dhe ky ashtu si dhe Saturni ka unaza qe rrotullohen. Urani ka 21 satelite.

Vazhdojme me tej udhetimin, lodhja ka filluar te ndihet  nga rruga e gjate dhe mungesa e Tokes se dashur.

Nje tjeter planet blu shfaqet perpara nesh, Neptuni

-E dini femije cfare ka brenda Neptunit? Nje diamant gjigant!!!

Po per  Plutonin, cfare gjeje interesante mund te themi ? Mendoni fëmije, ne Pluton mund te shkojme te patinojme, e dini pse……….eshte prej akulli!! Oh, sa keq, s’kemi marre asnje mjet! 😦 

Dielli duket 1600 here me i dobet se nga Toka dhe po aq here me i ftohte. Plutonin nuk e konsiderojme me planet.

-E shikon tutje, sa shume drita  duken!

-Çfare jane ?

-Jane yje!

-E shikoni ate yllin atje, ka bisht! Cfare eshte?

Nuk eshte yll, eshte komete. Te genjejne, duken si yje me bisht ose me floke. Bishti i kometeve drejtohet ne anen e kundert te Diellit. Kjo per shkak te forces shtytese qe ushtron Dielli ndaj kometes, nepermjet therrmijave qe dalin nga Dielli (eres diellore). Afer Diellit merr pamjen e tij (koka zmadhohet dhe rritet ndricimi se shkrijne akujt e kthehen ne gaze), kurse larg tij duket tamam si yll ,se nuk i duket bishti (dobesohet shume)dhe dallohet prej tyre vetem nga fakti qe leviz midis tyre.Bishti i saj eshte blu dhe i bardhe.Ai i bardhi eshte i krijuar nga pluhuri,kurse ai blu,nga gazi

Po keta trupat e vegjel qe i kemi pare ne cdo planet ,qe mbushin  hapesiren boshe midis tyre ,cfare quhen ?

Oh, po bie nje yll, shpreh nje deshire ! S’eshte yll, eshte meteor!

Keta jane trupa qiellore te vegjel dhe te ngurte.Kur keta trupa hyjne ne atmosferen e Tokes , ndizen, digjen dhe avullojne.

Po pse paska  kaq shume meteore tani?

Ndodh qe ne qiell te shfaqen shume meteore. Kur Toka ndesh ne ndonje “rreke” ose “ shi” meteoresh, ne qiell shfaqen shume te tille.

-E dini ? Ne 17.11.1986 jane pare vetem brenda nje ore 140 000 meteore. Nje shi i vertet meteoresh. Llogaritet qe ne 24 ore ne atmosfere ndizen gati 100 milione meteore,  qe mund te vrojtohen me sy te lire.

Meteoritet qe jane trupa qiellore qe bien ne Toke, mund te arrije ne siperfaqen e Tokes dhe te krijojne gropa qe quhen kratere. Krateri me i njohur i krijuar ne siperfaqen e Tokes nga meteoritet   eshte ai ne Arizona(SHBA) qe e ka diametrin 1200m.

-Ne galaktiken tone “Rruga e Qumshtit “ ka 200 miliarde yje. Sa yje mund te shohim me sy te lire?

– Rreth 6000 mije yje

-Sa pak!

-Po yjet pse duken sikur jane me ngjyra? Eshte ceshtje reflektimi ?

-Jane vertet me ngjyra te ndryshme dhe kjo varet nga nxehtesia e tyre.Yjet apo djejte me ngjyre te kuqe, kane temperaturen me te ulet. Dielli yne qe eshte yll me ngjyre te verdhe,  e ka temperaturen 6000 grade celcius. Yjet e bardhe ne te kalter kane temperature te larte.

Pas ketij udhetimi te mrekudhueshem mendoj te bejme nje kartoline me planetet qe kemi vrojtuar .

Jo vetem kartoline, por dhe nje histori te shkurter dhe te thjeshte per femijet e vegjel

Historia e planeteve

Ishte nje zoteri  qe quhesh Diell. Jetonte i vetem  dhe askush s’mund t’i afrohesh afer se ai e i digjte me rrezet e tij te zjarrta, por prapeseprape Dielli u dergonte ca rreze te ngrohta qe gjithkush rreth tij te ngrohesh dhe te shikonte ne ate qiell te ftohte e te erret.

Dielli dergonte rreze te ngrohta edhe ne Toke. Aty jetonte  Genti, i cili e pershendeste  Diellin cdo mengjes dhe cdo mbremje kur ai largohej tej ne horizontin e larget. Dielli ishte shume i kenaqur me kete femije te sjellshem e te dashur, prandaj vinte perseri te nesermen per t’i bere qejfin Gentit te vogel dhe per ta perkedhelur me rrezet e tij te ngrohta ne fytyre e per ta zgjuar  ne mengjes, duke  e kujtuar se kish  vajtur ora per t’u bere gati per ne shkolle.

Afer shtepise se Diellit jetonte  Merkuri, nje zoteri shume  i vjeter dhe i lodhur. Dielli vertet e ngrohte  diten dhe e  kenaqte, por naten, kur ai largohet, i ftohti pushtonte  shtepine  e tij.

Ne kete vend te bukur jetonte nje vajze e bukur dhe plot gjalleri, Venusi.Te gjithe e donin ate, sidomos Marsi, qe rrinte  gjithmone i skuqur nga xhelozia qe prane saj rrinte   Jupiteri gjigand.

Saturni qendronte  indiferent te tjereve dhe luante  gjithe kohen me unazat e tij ,te cilat i rrotullonte pas vetes ,porsi  artistet e cirkut.

Larg tyre jetonte  Neptuni dhe Urani, te cilet ishin me te ftohte me Diellin, se Dielli nuk i mbante afer dhe nuk i ngrohte me rrezet e tij. Megjithate, ata luanin te dy dhe kjo i ngrohte  ata dhe e superonte dhe te ftohtin e madh.

Ju pelqeu femije?

Author: Adriana

Teacher

4 thoughts on “Vizite ne sistemin diellor”

  1. Shume shume bukur
    Kjo pjese me ndihmoi shume per nje detyre te shtepise se Gjuhes Shqipe
    Shumm shummm bukur 🌍🌍🌍❤️❤️

Leave a comment

Manuel Pereira

Gestor Desportivo

wоmаn lоокing fоr lоvе rеlаtiоnshiр whilе shаring vасаtiоn hеrе.

www.adeyemiajayi.lovezg.ru/ -- wоmаn lоокing fоr lоvе rеlаtiоnshiр whilе shаring vасаtiоn hеrе.

POETIC GALAXY ATUNIS

Poets are the forefront of white sun rises, Are the muse and souls of dreams, Are breadth of musicality and precious words, Are the brightest colors of our humanity in a principled civilization.

Mille Schede

risorse per la didattica quotidiana

Abner Rossi Blog Ufficiale

Teatro, Poesia, Spettacoli

memyselfandela

"Here is my secret. It is very simple: It is only with the heart that one can see rightly; what is essential is invisible to the eye.."- Antoine de Saint Exupéry

Digital History Blog

STORIA DIGITALE: SAPERE STORICO E INSEGNAMENTO DELLA STORIA

IL MONDO DI ORSOSOGNANTE

L’arte della vita sta nell’imparare a soffrire e nell’imparare a sorridere. H. Hesse

ABC of Spirit Talk with Carolyn Page

Freedom From Fear - Our Official Website

Bucket List Publications

Indulge- Travel, Adventure, & New Experiences

Advance Institute of Business

Flexible Online Learning

ArtPlantae Today

Connecting artists, naturalists, and educators

Teacher as Transformer

Transforming Education, and Leadership, Transcending Where We Each Are in Life

WordPress.com News

The latest news on WordPress.com and the WordPress community.