Çdo popull ka heronjtë e vet, të cilët koha i kthen në mite. Heronjtë lartësohen e bëhen të pavdekshëm. Se sa e meritonte Skënderbeu këtë titull, e tregon fakti që askush nuk arriti të eklipsonte madhështinë e tij. Jo më të madh, por as të dytë nuk pati. Shpatën që mposhti hordhitë turke për 24 vjet, nuk arritën turqit ta përbaltin, as kur ia zhvarrosën trupin Skënderbeut dhe i përdornin kockat si hajmali, por as 500 vitet e pluhurit robërues osman që mbuluan Shqipërinë.
Shpata ekziston akoma, po aq e madhërishme sa histora që e shoqëroi atë. Shpata që uli kryet më 17 janar 1468, për nder të të zotit të vet, që veç dy herë njohu humbje, do mbetet si gjurmë, për të dëshmuar lavdinë e një populli liridashës që diti të krijojë dhe të nderojë heroin e vet.
Month: January 2021
27 Janar- Dita Ndërkombëtare e Kujtesës
Holokausti sot mund të jetë një vrimë e zezë që tashmë është mbyllur, por ajo ende dhemb, sepse një pjesë e atyre që e provuan tmerrin e saj jetojnë ende si dëshmi e gjallë dhe na kujtojnë që s’duhet ta harrojmë. Një gjë që harrohet rrezikon të përsëritet.
Dita e Kujtesës, çdo vit, na kthen pas në gjurmët e kraterit të Holokaustit për të zgjedhur një rrugë tjetër, në vazhdim, e cila nuk ka asnjë gjë të përbashkët me këto njolla të errëta të së kaluarës, në mënyrë që, të sigurojmë një të ardhme të sigurt për brezat e rinj.
Dita e Kujtesës, për të kujtuar ngjarje, për të cilat Historia na ka paralajmëruar dhe dëshmuar që nuk duhet asesi të përsëriten.
Dita e Kujtesës, për të kuptuar që 6 milionë jetë të pafajshme, viktima të Holokaustit, duhet të jenë fundi i një çmendurie njerëzore që eksperimenton shfarosjen e njerëzimit me një gjakftohtësi të frikshme.
Në emër të njerëzimit, vazhdimësisë, kujtojmë dhe ecim përpara. Kurrë më kthim mbrapa