Femijet pyesin (5-10)


5.C’do te ndodhte ,valle,ne qofte se ne te kunderten ,do te vepronte vetem terheqja fort e madhe e Diellit dhe levizja e planeteve do te nderpritej?

(shikoni me vemendje madhesine gjiganteske te Diellit ne raport me planetet e Sistemit Diellor)

Atehere Toka dhe gjithe planetet e tjere  do te binin ne Diell.Dielli do t’i perpinte si nje grope gjigande thithese me nje shpejtesi marramendese ,qe rritej gjithnje e me shume ,sa me afer t’i afrohen Diellit (per shkak se rritet forca terheqese e Diellit)Nga Toka qe do te binte ,do te dukej se si disku i Diellit do te rritej gjithnje e me shume,sa me afer t’i afroheshim atij,nderkohe qe ne do digjeshim nga vapa perveluese e tij.Njeri pas tjetrit do te binin dhe planetet e tjere.

6.Perse,atehere ,Toka dhe planetet e tjere as nuk bien ne Diell e as nuk largohen nga ai ne hapesiren qiellore?

Sepse ,kur planetet levizin me shpejtesi te madhe ,forca terheqese e madhe e Diellit dhe inercia veprojne njekohesisht.

7.C’do te ndodhte nese planetet do e ulnin shpejtesine e levizjes se tyre?

Ne kete rast do te rritej shume forca terheqese e Diellit ne krahasim me ate te levizjes se planeteve dhe si rezultat ,planete do te binin serisht ne Diell .(shih 5)

8.C’do te ndodhte ne rast se te zvogelohej forca terheqese e Diellit?

Te planetet do te zvogelohej ndikimi i forces se Diellit dhe si rezultat do t’i largoheshin gjithnje  e me shume Diellit.

9.A do kishim te njeten moshe po te jetonim ne planete e tjere te Sistemit Diellor?

Jo,kjo per shkak se planetet nuk rrotullohen njesoj rreth Diellit.Merkuri ,duke qene se eshte me afer Diellit e ben rrotullimin e tij per vetem 88 dite,Venusi 224,7 dite,Toka 365 dite,Marsi 687 dite,Jupiteri  afro 12 vjet,Saturni 29 vjet dhe Plutoni(i cili se fundmi nuk konsiderohet me planet ) i duhen 250 vjet.Pra vitet ne planete te ndryshme nuk zgjasin njelloj ,prandaj dhe mosha do ishte e ndryshme.Psh ,ne rast se mosha jone ne toke eshte 12 vjec,ne Merkure do ishte 50,ne Venus 20,ne Mars vetem 6-7 vejc ,ne Jupiter motak,ne Pluton vetem disa javesh.Megjithate kjo nuk do ndikonte ne zhvillimin e organizmit .Numri i “viteve” ,pra i rrotullimeve rreth Diellit nuk do ndikonte ne zhvillimin e tij.

10.Pse planetet qe ndodhen me afre Diellit rrotullohen me shpejt se planetet qe ndodhen me larg tij?

Kjo ndodh per faktin(ashtu sic e kemi dhe permendur me lart) ,se duke qene se jane shume afer me Diellin dhe forca e terheqjes se Diellit ndaj tyre eshte edhe me e madhe dhe per ta barazpeshuar kete force ,atyre u duhet te levizin me shpejt rreth tij.Ndryshe planetet ,si Merkuri psh,do te binin ne Diell.

Ndryshe ndodh me Neptunin apo Satrunin ,te cilet duke qene se jane me larg dhe forca e terheqjes se Diellit eshte me e vogel ,nuk u nevojitet nje shpejtesi e madhe rreth Diellit,ndaj ato e bejne kete rrotullim me ngadale.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s