Deshmi te te huajve mbi karakterin e shqiptareve


Te ashper bijte e shqipes,por fisnike

“Toke e Shqiperise!

Me ler te ul syte mbi ty,

o nene e rrepte burrash te ashper”

(Bajron)

Te ashper ,trima,te serte,te eger ,krenar ,besnike pershkruhen shqiptaret nga te huajt qe e kane njohur nga afer kete popull ,i cili sa te  tremb me egersine e tij ,aq dhe te mahnit me fisnikerine e tij, fisnikeri te cilen  e ka trasheguar brez pas brezi si nje nga vyrtytet  me te larta te tij. .Mizori te pashembullta jane bere ne kurriz te shqiptareve pa dallim moshe ,gjinie ,por shqiptaret dhe pse luftetare te ashper dhe ne betejat me te pergjakshme te tyre ,kurre nuk kane vune dore ndaj grave ,sic kane bere ndaj tyre.Disa norma i ka respektuar dhe mbrojtur me force qe nga koha e Skenderbeut ,norma te cilat nuk i theu dot as  Kanuni i ashper i Lek Dukagjinit,perkundrazi i perforcoi dhe me shume ato.

“Emri i tij eshte Vasil.Si te gjithe shqiptaret eshte trim ,besnik i patundur dhe i ndershem….Vertet kane te meta ,por nuk jane te poshter.Ketu nuk me ka humbur asgje dhe gjithmone me kane ftuar qe te ha se bashku me ta”.keshtu i shkruante Bajroni nenes se tij qe nga Preveza per shqiptaret.Por Bajroni s’ka qene i vetem qe ka dale ne keto vleresime per shqiptaret.

Edit Durham ,anglezja qe beri aq shume per malesoret e vuajtur shqiptare ,e pershkroi veprimtarine e saj ne librin Lufta per Shkodren dhe midis tyre citojme:

Gjate udhetimeve te mia permes fshatrave te djegur isha gjithmone e paarmatosur dhe shpesh e shoqeruar me njerez qe s’i kisha pare kurre,ne nje kohe qe te gjithe e dinte se ne çanten qe mbaja ne brez kisha te pakten 200 lira turke.Burrat ndane rruges me thurrnin :”Ku po i shpie parate sot? Kthehu ne fshatin tone.” Mirepo kurre nuk u perpoq njeri qe te mm’i merrte apo te me detyronte te nderroja rruge me force.Shpesh pyesja veten nese shume te tilla mund  te mbaheshin me vete ne Angli ,sikue te mos kishte polici dhe qeveria te mos vepronte fare?

Baronesha De Godin e Gjermanise ,e cila vizitoi shpesh Shqiperine qe nga viti 1905 ,ne artikullin e saj per gazeten e perditshme “Drita” te Tiranes ajo deklaronte:

“Kam pare qindra te semure e te plagosur ,gra femije te keqtrajtuar e te poshteruar nga armiqte e shqiptareve ,te cilet mbaheshin te qyteteruar.Mirepo nuk kam pare kurre gjera te tilla te kryera nga dora e shqiptareve”

Nje zviceriane ben nje paralelizem te popullit skocez me ate shqiptare ne raportin e saj derguarExpress de Neuchatel,cituar ne L’Independance Albanaisen

…..nje tjeter tipar i perbashket midis shqiptareve dhe skocezeve eshte respekti ,e gati adhurimi ,qe tregohet ndaj te dobteve :     pleqve ,grave dhe femijeve.Ne Shqiperi ,ashtu si ne Skoci ,nje grua mund te shkoje kudo pa pasur friken e fyerjeve apo te demtimit.Nje plak nuk trazohet kurre e as femijet nuk keqtrajtohen.

Mit’hat Bej Frasheri na ka lene shume deshmi bindese per karakterin fisnik te shqiptareve ,te konstatuar keto prej te huajve te ndryshem.Midis ketyre deshmive ai citon dhe nje udhetar anglez ,Noel Bakston,qe ne librin e tij “Evropa dhe Turqit” shkruante:

“Nese nje udhetar i levdon turqit duke u nisur nga sherbetori i tij turk,qe eshte aq i devotshem pergjithesisht do te zbuloni se ky i fundit eshte shqiptar”

Emri shqiptar ishte nje garanci e mjaftueshme per te huajt , ne lidhje me  ndershmerine e nje  personi.

-A do t’i besoje atij  ?

-Ai eshte shqiptar ,apo jo?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s