Fjalorth gjeografik


Abisal– quhen ndryshe humnera  oqeanike dhe jane gropa te thella oqeanike.Gropa abisale me  e thelle ne bote eshte Marian 11 022 m ne Oqeanin paqesor,prane ishujve Marian.

Adiabatik-quhet procesi ,kur ajri  ngrihet me shpejtesi nga toka dhe nuk as nuk merr ,as nuk jep nxehtesi,pra nuk shkembehet nxehtesi midis mases se ajrit qe ngrihet dhe mjedist rrethues.

Aerozolet- quhen perzierjet e lengeta e te ngurta qe qendrojne pezull ne atmosfere.Aerozolet jane me origjine natyrore dhe formohen nga hirat vullkanike,nga pluhurat kozmike,blozat e zjarreve qe formohen ne natyre,etj

Albedo- quhet raporti ndermejt rrezatimit te reflektuar nga siperfaqja e dhene dhe rrezatimit te pergjithshme ,qe bie ne kete siperfaqe. Albedua karakterizon aftesine reflektuese te siperfaqes  ku bien rrezet e diellit dhe shprehet ne %.

Amplitude ditore e temperatures se ajrit-quhet difrenca ndermjet temperatures me te larte dhe asaj me te ulet te vrejtur gjate dites.

Antropizim te relievit-transformim,ndryshim i tipareve dhe funksionit te relievit nga ana e njeriut per qellime turistike.

Atmosfera- mbeshtjellja gazore qe rrethon nga te gjitha anet rruzullin tokesor,Rrotullohet bahske me Token dhe i nenshtrohet forces se gravitetit te saj.perberesit kryesore te saj jane :azoti,oksigjeni,gazi karbonik etj.

Atole-ishuj koralore ne formen e unazes

Atraktivitet turistik-joshja,terheqja e njeriut qe ka ne baze elementet natyror ose shoqeror dhe qe motivojne qarkullime turistike.

Bilanci i rrezatimit -quhet ndryshimi midis rrezatimit te marre(rezatimi i pergjithshem diellor) dhe atij te dhene ose te harxhuar(rreatimi i reflektuar dhe rrezatimi tokesor)

Bryme-Shtrese e holle si bore mbi siperfaqen e tokes dhe objekteve ,qe formohet ne rastin kur ftohja e avujve te ujit behet ne temperaturen nen 0 grade C,atehere ne vend te pikave te  veses formohen kristale akulli,qe njihen me emrin bryme

Delte-rrafsh si trekendesh brenda degezimeve ne grykederdhjen e nje lumi te madh,i krijuar nga aluvionet e lumit

Depresione-quhen gropa ose fusha te cilat ndodhen nen nivelin e detit .kur depresionet zihen nga liqenet quhen kriptodepresione.kriptodepresioni me thele ne bote eshte gropa (depresioni) e liqenit bajkal 1620m nen nivelin e detit.

Detet-jane pjese te futura te oqeaneve ne kontinente dhe dallohen prej oqeaneve nga tiparet e fundit(tabanit),kripesise,regjimit termik,dinamika e ujit etj.

Eklips-quhet dukuria e mbulimit te Diellit  nga Hena ,e cila fillon djathtas dhe shkon duke u rritur deri sa  e mbulon krejt ate Kyeshte eklipsi (zenia ) i Diellit.Kur Hena  e plote mbulohet nga Toka kemi eklipsin e Henes.

Ekoturizem-turizem ne gji te natyres,dmth,qe ka motivacion natyren,mjedisin natyror.

Ekzosfera- shtresa me  e larte e atmosferes qe shtrihet nga rreth 800 km lartesi deri ne lartesi te papercaktuar.

Fushat-jane hapesira me lartesi nen 200-300m mbi nivelin e detit me siperfaqe pak a shume uniorme.

Fushegropat-jane fusha qe rrethohen nga te gjitha anet me male.

Gadishull-toke e rrethuar nga tri ane me uje ,e lidhur ne njeren ane me toke.

Galaktike– astr.teresia e nje numri shume te madh yjesh e trupash te tjere qiellore ,qe formojne nje sistem me vete

Gji -pjese e futur e oqeanit ,detit apo liqenit ne toke

Harte-paraqitje e rrafshet ne leter e nje vendi ,ku paraqiten te dhena gjeografike,historike,topografike etj.

Hartografi-shkenca qe studion metodat dhe menyrat e hartimit e te perdorimit te hartave

Hidrografia- dege e gjeografise, e clia studion shperndarjen e ujit ne siperfaqen e tokes:detet,liqenet ,lumenjte etj

Ishull-pjese toke me permasa te ndryshme e cila rrethohet nga te gjitha anet me uje.

Istem– nje rrip i ngushte toke,i cili bashkon dy pjese toke dhe ndan dy pjese uje.

Lageshtira e  ajrit- sasia e  avullit te ujit qe ndodhet ne atmosfere.

Male-quajme pjese te siperfaqes se Tokes te ngritura dhe qe kufizohen nga viset perreth nga fusha ose pllaja.Ato perbejne ngritjet me te larta te siperfaqes se tokes.Malet me te larta jane Himalajet me lartesi max. 8848m.

Mezosfera-eshte shtresa e trete e atmosfres ,e cila shtrihet mbi stratosferen ,ne lartesine 80- 85 km .ne kete lartesi temperatura zbret deri ne rreth minus 80 grade C.Kjo vjen per shkak te pakesimit te ozonit.

Mjegull–  grumbullim i madh i produkteve te kondesimit(sublimimit) te avullit te ujit ne shtresat e poshteme te ajrit,qe shtrihen afer siperfaqes se Tokes.

Muzgu-quhet intervali i kohes nga perendimi i Diellit deri ne erresim.

Ngricat-kur shtresat e ajrit prane siperfaqes se Tokes jane shume te ftohta dhe temperatura e tyre zbret  nen 0 grade C formohen ngricat.

Ngushtice detare -Nje pjese e ngushte e detit e cila ndan dy pjese toke (kontinente ,shtete ,ishuj etj. ) dhe lidh dy pjese uje(dete,det-oqean)

Kep-breg shkembor qe zgjatet si hunde ne det:kepi i Rodonit

Kometat-trup qiellor  ne te cilin dallohen koka dhe bishti.Ne qender ndohdhet berthama,e vetmja pjese e ngurte e kometes.Rethe berthames ,kur kometa i afrohet Diellit ,formohet nje mbeshtjellje gazore .Bishti shtrihet ne planin e orbites se kometes dhe drejtohet gjithnje ne anen e kundert te Diellit.

Meteoret- jane trupa te vegjel qiellore ,te cilet levizin me hspejtesi te madhe ne hapesire.Kur meteori hyn ne atmosferen e Tokes,ai ndizet,digjet dhe avullon.keshtu naten ,ne kupen qiellore ,mund te veme re vija te ndritura ,qe duken si yje qe bien .

Oqean Boteror-quhet siperfaqja oqeanike e globit tokesor

Ozonosfera-quhet pjesa e siperme e stratosferes per shkak te perqendrimit te larte te ozonit.Kjo shterse eshte shume e rendesishme per ruajtjen e jetes ne planetin tone dhe ne rast te shkaterrimit te saj ,ne siperfaqen e Tokes do te vinte nje sasi me e madhe shkaterruese e rrezatimit ultraviolet.

Planet-trup qiellor qe rrotullohet rreth Diellit a nje ylli tjeter.Jane te ftohte e te ngurte.Nuk kane drite dhe nxehtesi te tyren ,por qe e marrin nga yjet.

Plante– i rrafshet,i sheshte

Platacion-siperfaqe toke shume e madhe ,e mbjelle me nje lloj bime a peme

Pllaje -rrafshine qe ngrihet bute ne faqen e nje kodre a nje mali e zakonisht mbi 300 m mbi nivelin e detit.

Perigje-stro.pika me e afert nga Toka ne orbiten e henes ose te nje sateliti artificial

Petrografi-dege e gjeologjise,qe studion ndertimin e shkembinjve ,formimin e tyre etj:studime petrografike;perberja petrografike

Port-vend i posaçem ne nje gji deti,ku mund te qendrojne anijet

Refraksion– dukuri qe shkaktohet nga ndikimi i atmosferes,e cila ben qe te ndryshoje drejtimi i ardhjes se drites se yjeve.Si pasoje e kesaj Ylli duket me lart nga sa eshte ne te vertete-

Rete-grumbullime te pikave te ujit ose kristaleve te akullit ne lartesi ne atmosferen e lire

Rife koralore-ndertime te ndryshme nga koralet (skeletet e tyre gelqerore).Koralet jetojne ne zonen bregdetare te deteve te ngrohta ,ku temperatura nuk zbret nen 20 grade C dhe thellesia te mos i kloje 50-60m.

Rifte– jane fundosje gjatesore (lugina) ne fundin e oqeaneve me gjeresi 30-60km e thellesi 2000m.

Rreshje atmosferike-uji ne gjendje te lenget ose te ngurte qe bie ne siperfaqen e Tokes nga atmosfera e lire ne forme shiu ,bore  ose bresheri.

Rrezatim diellor-quhet fluksi i rrezeve te diellit qe vine ne Toke

.

Stratosfera-Shtresa e atmosferes qe shtrihet mbi troposferen  (e tropopauzen).Ajo arrin deri ne lartesine 50-55 km.Ajri ne kete shtrese eshte shume i rralle dhe i paket me avuj uji.Temperaturatt rriten ne pjesen e siperme te stratosferes per shkak te permbajtjes se larte te ozonit ,i cili kur formohet dhe zberthehet çliron nxehtesi.Kjo shtrese (pjese e siperme e stratosferes) quhet ozonosfere.

Shelfi (platforma kontinentale)-perfaqeson nje platforme te ujrave te ceketa nga bregu i detit deri ne thellesine 200m

Shpati kontinental-perfaqeson zonen e thellesive  te ujrave nga 200 m deri ne 2500-3000m dhe ka nje pjerresi mesatare 4-7 grade.

Termosfera (jonosfera)-eshte shtresa e katert e atmosferes ,e cila shtrihet mbi  mezosfere.Shtrihet mbi lartesine 85 km dhe dallohet nga temperatura te larta nga vjen dhe emri .Kjo shtrese per shkak te jonizimit te larte quhet ndryshe dhe jonosfere.Kjo perbehet nga dy shtresa :njera me jone pozitive e tjetra me jone negative .Keto kane aftesi te reflektojne (kthejne ) valet e radios ,sidomos ato te shkurterat,duke mundesuar keshtu lidhjen radioffonike dhe per largesi shume te medha.Crregullimet qe ndodhin aty ndikojne dhe ne formimin e agimeve polare,te fortunave magnetike etj.

Troposfera- eshte shtresa me e poshteme e atmosferes ,e cila ka kontakt te drejperdrejt me siperfaqen e Tokes.Ne troposfere ndodhet rreth 80 % e mases se ajrit te atmosferes dhe gati e gjithe sasia e avullit te ujit.Ketu ndodhin te gjitha proçeset qe lidhen me formimin e motit dhe te klimes ne siperfaqen e Tokes.Lartesia mestare e saj leviz nga 6 -8 km ne pole ,ne 10-12 km ne gjeresite mesatare dhe 15-17 km ne ekuator.

Tropopauza-shtresa qe ndodhet ne kufirin e siperm te troposferes me trashesi 1-2 km ,e cila e ndan ate nga stratosfera

Vese -shtrese e holle pikash uji ,qe formohen ne siperfaqen e tokes e mbi objekte qe ndodhen ne te ,si rezultat i ndryshimit te temperaturave.Kur ajri ndesh me objekte te ftohura gjate nates,ftohet dhe vete dhe pasi arrin piken e veses,emeton tepricen e avujve te ujit ne forme pikash vese mbi siperfaqen e objekteve te ftohura

Vranesire-shkalla e mbulimit te qiellit me re ose sasine  e pergjithshme te reve ne qiell.

One thought on “Fjalorth gjeografik

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s