Mbledhja e Moskes


Keni degjuar ndonjehere per te famshmen “Mbledhja e Moskes “,ku Enveri i demaskoi rende revizionistet hrushoviane?

Pas nje periudhe te begate ne marrdheniet qe ekzistonin midis Bashkimit Sovjetik dhe Shqiperise ,qysh pas prishjes me Jugosllavine ne 1948,vjen momenti idivergjencave e acarrimeve midis tyre e cila coi ne nderprerjen e marredhenieve diplomatike midis tyre.Kjo prishje filloi fill pas kerkeses se Hrushovit ,qe Shqiperia te hynte ne bisedime me Jugosllavine qe t’i permiresonte  marredheniet me Titon.Por ,Hoxhes nuk i interesonte nje gje  e tille per faktin se s’mund te rehabilitonte dhe te kerkonte falje per te gjithe ata qe kish denuar si projugosllav pas prishjes me Jugosllavine ,ku midis tyre dhe Koci Xoxen.Po keshtu ,thirrja qe u beri Hrushovi ne vitin 1960 vendeve komuniste qe te prisheshin me Kinen ,nuk gjeti mbeshtetje te Shqiperia ,e cila perkundrazi i perforcoi lidhjet me te.

Keshtu qe ,i zhgenjyer nga kursi antimarksist ,antisocialist,e revizonist hrushovian ,Hoxha reagoi ashper ne mbledhjen e Moskes ,e cila u zhvillua me 1 nentor 1960 me delegate nga 81 partite komuniste te botes ,ku merrte pjese dhe vendi yne.Enver Hoxha shprehu me guxim ankesat e tij te shumta ne nje fjalim sulmues prej dy oresh.Hoxha e quajti Hrushovin “revizionist,antimarksist dhe oportunist”.Kjo e mbushi kupen ,pasi Hrushovi u hodh duke bertitur:”I hodhe te pegerat mbi mua ,shoku Hoxha.Do te vij dita qe do t’i pastrosh vete ato!”

Duke braktisur mbledhjen ,Hoxha ia ktheu Hrushovit :”Ne jemi te forte 702 milione “.E kishte fjalen per 2 milione shqiptare dhe 700 milione kineze.

Kjo ngjarje coi ne pezullimin ne pranvere te 1961,te te gjitha marreveshjeve ushtarake  dhe ndihmave ushtarake per Shqiperine.

Qendrimi stigmatizues i Hoxhes ne kete mbledhje, u pa si triumf i Shqiperise mbi perpjekjet komplotuese te Moskes per rrezimin e udheheqjes staliniste ne Shqiperi.U thurren me nje pompozitet tipik “komunist” vjersha e kenga ,qe i kendonin ketij triumfi dhe lartesonin figuren e Hoxhes si pjese e rendesishme e ketij triumfi.

Konferenca e Moskes

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s