Na ishte dikur…..


1.Parku Kombetar i Lures

Me siperfaqe rreth 1300 ha,ndodhet ne malet me te njejtin emer dhe perbehet nga pisha e zeze,bredhi ,ahu,rrobulli etj. Bukuria  e pyllit ketu harmonizohet me ate te liqeneve te shumta akullnajore me uje te kristalte ,e cila lidhet me furnizimin e tyre me ujerat e debores dhe zhvillimin  e paket ne to te mikrogjallesave dhe te mbushur me zambake te medhenj e te bardhe uji.Keto dukuri se bashku me pamjen e mjedisit perreth ,i ben ato te dallohen edhe per bukurine e tyre mahnitese.

Keshtu eshte pershkruar dikur Parku i Lures,kurse sot ,gjendja paraqitet shume deshperuese,dhe e mjere .Nga nje perle e natyres ,ne nje vend qe pervecse trishtimit ,nuk te fal gje tjeter.Perpos shfrytezimit te ujerave te liqeneve per ujitje ,e cila gradualisht do coje ne tharrjen e pashmangshme te tyre,  nga ana tjeter, prerja pa kriter i kurores bimore te ketij parku do e zhvleresoi dhe me shume potencialin turistik te ketij parku .Prirja e tyre eshte te shnderohen ne pellgje ujore , duke demtuar keshtu  vlerat ekologjike e pa asnje vlere turistike ,duke qene se e po e humbasin atraktivitetin e tyre turistik,qofte dhe per ekoturizmin.

Ja ,ne c’gjendje eshte katandisur sot ky park.:(

2.Liqeni i Prespes se Vogel

Liqeni i Prespes se Vogel eshte i vendosur ne grabenin me te njejtin emer .Ka origjine tektonike dhe ka nje siperfaqe prej 43.9 km2.Brenda kufijve tane ndodhet zgjatimi jugperendimor i gropes se Prespes se Vogel,me gjatesi afersisht 5 km dhe gjeresi nga disa dhjetera metraderi ne afersisht 3,7 km.

Eshte nje liqen shume i ceket dhe tashme eshte shkeputur nga Prespa e Madhe ,me te cilen ka pasur lidhje me te gjera.Ne modelimin e saj rol te rendesishem kane luajtur edhe proceset karstike dhe per shkak te karstit ,hidrografia eshte tejet e varfer.Gropa e Prespes se Vogel eshte  ne ngritje te vazhdueshme dhe kete e deshmon zvogelimi i siperfaqes dhe cektia e tij.

Ky liqen po jeton fazen e fundit te jetes se tij ,ate te kenetezimit.Kenetezimi ndodh ne fazen e fundit te evolucionit te liqenit. Ne liqenin e Prespes se Vogel  rriten shume kallama e bime te tjera ujore.qe deshmojne kete stad te tij.Per rrjedhoje tejdukshmeria e ujit ne te eshte shume e vogel.Meqenese masa bimore rritet me shpejtesi te madhe duke dale dhe mbi nivelin e ujit, ne nje moment ,ne vend te basenit te liqenit formohet nje mocal me vegjetacionin e tij karakteristik,me kallama ,myshqe etj ,e si rrjedhoje , procesi i evolucionit dhe shuarjes ndodh me mjaft shpejtesi.

Ujerat e tij jane perdorur gjeresisht per ujitje dhe peshkim ,prandaj dhe liqeni I Prespes se vogel,i cili tashme mund te quhet dhe mocal ,i ka humbur vlerat e tij turistike,por mesa shihet dhe fauna e ketyre ujerave dhe zones perreth ,po reduktohet dita -dites.

Ujerat e tij jane perdorur gjeresisht per ujitje dhe peshkim ,prandaj dhe liqeni I Prespes se vogel,i cili tashme mund te quhet dhe mocal ,i ka humbur vlerat e tij turistike,por mesa shihet dhe fauna e ketyre ujerave dhe zones perreth ,po reduktohet dita -dites.

Gjer ketu, gjithcka duket deri diku e pranueshme ,perderisa pranojme qe ky liqen po jeton stadin e kenetezimit ,e megjithate lind nje pyetje qe te shqeteson :  pse kjo tabllo  ndodh vetem ne pjesen shqiptare te liqenit ?!

Pse jemi kaq abuziv me natyren tone ,me vendet me te bukura ,me terheqese,vende qe na bejne krenare per bukurite natyrore te vendit tone,por jane dhe burime te ardhurash  per njerezit qe jetojne prane tyre?

Duhet te jemi te vetedishem per nevojen e ruajtjes se shumellojshmerise biologjike.Ne kemi detyrimin qe te kujdesemi per kete pasuri ,per te cilen natyra eshte treguar kaq bujare ,por qe duhet dhe t’u leme brezave te ardhshem nje mjedis po aq te pasur e te shumellojshem ,sa e kemi trasheguar dhe ne.

_______________________________________________________________

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s