Monumente te natyres


Pisha Flamur

1.Pisha flamur

Gjendet ne Parkun Kombetar te LLogarase.Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik)

2.Shpella e Trenit

Shpella e TrenitShpella e Trenit në rrethin e Devollit, ndodhet në pjesën perëndimore të liqenit të Prespës së Vogël dhe daton nga viti 6000 p.e.s. Shpella e Trenit është studiuar për vlerat e saj historike dhe natyrore. Përveç kolonive të lakuriqëve të natës që janë shumë të rëndësishme, në Shpellën e Trenit gjenden disa specie insektesh dhe jorruazorë të tjerë, karakteristikë e biotopit të shpellës.

Shpella e Trenit në rrethin e Devollit, një vlerë e trashëgimisë historike në rajonin juglindor, është marrë në mbrojtje nga pushteti vendor me qëllim ruajtjen nga dëmtimi si pasojë e aktivitetit privat të guroreve në afërsi të saj. Në një takim të zhvilluar të premten në prefekturën e Korçës, nën drejtimin e prefektes Elfrida Zefi, u bënë të njohura disa masa parandaluese të ndërmarra në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të mbrojtur shpellën e Trenit. Gjatë këtij takimi ku ishin të pranishëm drejtori i Qendrës Kombëtare të Burimeve Natyrore, Milo Kuneshka, drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, arkeologë si dhe përfaqësues të pushtetit vendor në Devoll, u bë e ditur se nuk do të lejohet rinovimi i kontratës për subjektin privat të nxjerrjes së gurëve pasi një gjë e tillë rrezikon shpellën.  Drejtori i degës së monumenteve të kulturës, Theodhor Theodhori, tha se “shpella e Trenit pritet të fitojë një status të veçantë nga MTKRS. Ky status nevojitet pasi shpella është e hapur dhe pa ruajtje. Në këtë mënyrë piktura murale prehistorike me skena gjahu në brendësi të saj të dëmtohet”. Alarmi për një dëmtim të mundshëm të vlerave që ruan shpella e Trenit u dha pak kohë më parë, kur u konstatua se në të strehoheshin bagëti të imta. Por rreziku më i madh vjen nga aktiviteti i dy guroreve në afërsi të shpellës që mund të sjellin çarje të saj (shpellës), si pasojë e shpërthimit të lëndëve plasëse. Arkeologu Skënder Aliu, u shpreh gjatë takimit se “shpella e Trenit dhe zona në afërsi të saj është bërë objekt gërmimesh dhe ekspeditash arkeologjike që në vitin 1966, duke zbuluar objekte me vlera në të. Por, kalaja e Trenit që shënon dhe fillimin e fortifikimeve në këtë zonë tashmë nuk ka asnjë gjurmë të mureve të saj”. Aktualisht, mbi 80 % e zonës së mbrojur arkeologjike dhe historike e shpellës së Trenit i është dhënë për shfrytëzim subjekteve private, apo personave të veçantë që jo vetëm pengojnë kryerjen e ekspeditave, por mund të dëmtojnë me punimet e tyre, vlerat që mbart kjo zonë. Për këtë i është kërkuar njësive të qeverisjes vendore në rrethin e Devollit, që të ndalojnë dhënien e lejeve për aktivitete private apo të ndërtimit të banesave në këtë zonë të mbrojtur, deri në daljen e një statusi për këtë zonë.

3.Gryka e Kelcyres.

Gryka e Kelcyres gjendet ne lumin e Vloses me nje gjatesi prej 13 km.Ajo eshte mjaft e ngushte dhe me nje disnivel prej rreth 1000 m me majat rrethuese.Lumi i Vjoses ne  Kelcyre can terthor dy vargjet malore ,konkretisht malin e Trebeshines nga ai i Dhembelit (gryka e kelcyres) dhe Shendelline nga Lunxheria (gryka e Mezhgoranit)Lugina ne gryken e Kelcyres ,ne nivelin e shtartit te lumit ,eshte e gjere nga 15-20m deri ne 50-60m.

4.Syri i Kalter

Syri i Kalter eshte nje burim karstik i cili ndodhet ne rreze te shpatit perendimor te Malit te Gjere.Uji i burimit arrin ka temperature 12,75 grade C

5.Kanionet e Osumit

Skrapari mund të quhet edhe rrethi i kanioneve madhështore. Në të gjenden dy kanione të mëdha, të dy monumente natyre, midis tyre kanioni i Osumit, më i madhi në gjithë Shqipërinë, që me të drejtë është quajtur “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai gjendet në sektorin Çorovodë – Hambull të luginës së Osumit, është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, i thellë deri në 70-80 m, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh “lozonjar” Osumi, duke u “mburrur” me krijesën e vetë. Janë pikërisht ujërat e tij, që me forcën e tyre gërryerrëse dhe tretëse, kanë depërtuar ashtu ngadalë, por pa ndërprerje, në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës, duke formuar kanionin me bukuri mbresëlënëse. Kur udhëton në brendësi të tij mahnitesh nga bukuria befasuese, por edhe nga disa përshtypje të çuditshme dhe të pabesueshme që të krijohen: coprat e qiellit së bashku me pjesë të mureve vertikale të gëlqerorëve gri dhe të bimësisë të blertë pasqyrohen në pellgjet e shumta të lumit, duke krijuar kështu një përzjerje ngjyrash dhe formash të përmbysura, që me fluiditetin e tyre të hutojnë, të çorientojnë dhe të zhytin në një botë krejt tjetër, ireale, por që të ngjallin ndjesi të ëmbla, nga të cilat nuk ke dëshirë të dalësh. Kjo nuk është e vetmia mrekulli e këtij kanioni: në disa sektorë të tij shfaqen ujëvara të mëdha me bukuri befasuese, sidomos në ditët me diell, rrezet e të cilit zbërthehen nga piklat e ujit, duke formuar ylbere, që fillojnë nga qielli, vazhdojnë në shpatet e kanionit, nga ku pasqyrohen në pellgjet e ujit dhe në shtratin e lumit. Në këto raste e ke të vështirë të vendosësh kufirin midis tokës dhe qiellit, të shaqen ndjesi të tjera edhe më të fuqishme, që të ndjekin nga pas edhe kur del prej kanionit, madje edhe kur je larg tij, ato të ftojnë të kthehesh dhe ta vizitosh përsëri atë.

Në muret vertikale të kanionit ka mjaft guva e zgavërime të formuara nga proceset e karstit. Midis tyre dallohet “Vrima e nuses”, që ndodhet 800 m në afërsi të fshatit të Bigazit dhe që është një zgavër apo ndoshta një shpellë karstike në formën e një galerie me gjatësi 7 – 8 m dhe diametër rreth 2 m. Me siguri në muret vertikale gëlqerore ka edhe shpella të tjera shumë më të mëdha, të cilat presin eksploratorët për t’i zbuluar dhe evidentuar vlerat e tyre të shumta. Ka qenë pikërisht bukuria e veçantë dhe forma interesante e këtij kanioni që rreth tij të dilnin edhe legjenda, të cilat kanë udhëtuar gojë më gojë deri në ditën e sotme. Midis tyre tregohet legjenda e nuses dhe ajo e gjurmës të shenjtit Abaz Aliu. Legjenda e lidh shpellën e “Vrimës së Nuses”, të përmëndur më lart, me fatin e një nuseje që po martohej pa dëshirën e saj, por që ishte e detyruar të zbatonte zakonin e vjetër. Krushqit po ktheheshin me nusen që kishin marrë në një fshat tjetër, kur arritën këtu nusja u thotë atyre se “po e çonin tek burri pa dëshirën e saj”, por krushqit nuk i dhanë përgjigje. Ndaj ajo e mendoi vet planin e ikjes. Duke iu lutur zotit, i drejtohet shkëmbit të kanionit: “Hapu, o shkëmb që të shpëtoj nga sikleti që më ka zënë”. Dhe shkëmbi e dëgjoi, menjëherë hapi një vrimë, zgavër. Nusja u hodh nga kali dhe u fsheh në këtë vrimë. Krushqit u kthyen në fshat pa të. Më vonë kjo vrimë nisi të vizitohej nga nuse të reja që kërkonin të bëheshin me fëmijë. Legjenda e dytë lidhet me format e çuditshme të krijuara nga karsti (tretja) e gëlqerorëve në ujë. Këto forma janë të ngjashme me gjurmën e një kali dhe të një shkopi. Ato gjenden pranë fshatit Dhores, rreth 5 km larg qytetit të Çorovodës. Legjenda i cilëson ato si gjurmët e shenjtit Abaz Aliu, i cili erdhi në Tomor nga Qerbelaja, hipur mbi kalin e tij të bardhë. Ai fluturoi dhe e la gjurmën e tij në dërrasën e Kajcës, nga ku përsëri fluturoi në malin e Tomorit. Besimtarët bektashianë për të qetësuar shpirtin, kërkojnë ndihmën e gjurmës së shenjtit Abaz Aliu.

6.Ishujt e Ksamilit

Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vogël që ndodhet në rrethin e Sarandësjug të Shqipërisë. Ishujt janë të largët dhe mund të arrihen vetëm me anije. Fshati i Ksamilit, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve. Ishulli përmban disa restorante të cilat janë të arritshme me varka.

Mbrëmje në Ishujt e Ksamilit

Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 8,9 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit.[1]

7.Ishulli i Pelikanit

Ishulli i Pelikanit ndodhet në lagunën e Divjakës, në lartësinë rreth 0.5 m mbi nivelin e saj. Përbën një ishull interesant të formuar nga akumulimet i mbetjeve organike, në të cilin është formuar një ekosistem, ku dallohet një botë shumë e pasur bimore barishtore. Në të folenizon pelikani kaçurel..Ka vlera shkencore (biologjike), ekologjike, didaktike, edukuese. Vizitohet duke marrë rrugën automobilistike Lushnjë – Divjakë – Parku Kombëtar i Pishës së Divjakës.

8.Pylli i Butrintit

Gjendet rreth 25 km ne jug te qytetit te Sarandes. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe shendetsore jane combinuar me nje bio-diversitet te nje rendesie kombetare.

Siperfaqja e tij eshte rreth 2.500 hektare. Zona e Kanalit te gjirit te Cukes dhe ishulli i Ksamilit te ofrojne nje relax dhe shplodhje. Ishulli formon nje oaz mbreteror per brigjet e mrekullueshme dhe pejsazhin e tij.

Ato jane te mbuluara me nje bimesi mesdhetare. E ngjashme eshte pylli prane qytetit te lashte te Butrintit, e cila konsiston ne xhungel te vertete subtropikale, ku dominojne pemet e larta dhe dafinat. Kjo eshte nje zone e rendesishme per turizmin ne vend. Per turizmin historik me qytetin e lashte te Butrintit, qe eshte nen mbrojtjen e UNESCO-s, turizem deti me Ksamilin, eko-turizem, sporte ujore dhe peshkim ne liqenin e Butrintit.

One thought on “Monumente te natyres

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s