Amerikanizimi i anglezeve ne Boten e Re


Image
“Ne i quajme te verteta te pakundershtueshme se, te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte;se ata kane marre nga krijuesi i tyre shume te drejta te patjetersueshme, midis te cilave jane: jeta, liria dhe kerkimi i lumturise; se qeverite jane themeluar per te mbrojtur keto te drejta dhe se pushtetin e ligjshem ato e sigurojne vetem me pelqimin e te qeverisurve; sesa here qe nje forme qeverisjeje behet shkaterruese e ketyre te drejtave ,populli ka te drejte ta ndryshoje ose ta heqe dhe te formoje nje qeveri tjeter, bazuar ne parimet dhe duke i organizuar pushtete t sipas formave te pershtatshme, sipas pikepamjeve te tyre per te garantuar sigurine dhe lumturine e tij.

Sigurisht, maturia kerkon qe qeverite ekzistuese prej nje kohe te gjate te mos ndryshohen per shkaqe te kota te castit .pervoja e gjithe shekujve ka deshmuar  ne fakt, se njerezimi eshte me i prirur te duroje vuajtjet, aq sa jane te durueshme, sesa te hakmerret vete duke shfuqezuar forma me te cilat eshte mesuar.

Mirepo, kur nje varg abuzimesh dhe uzurpimesh shkojne ne menyre te pandryshueshme drejt te njejtit qellim, gje qe provon qarte nje deshire per t’ia nenshtruar popullin nje sundimtari absolut, ai ka te drejte, madje dhe detyre,ta flake zgjedhen e nje qeverisjeje te tille dhe t’u perkushtohet garanteve e te rinjte sigurise se tyre te ardhshme. I tille ka qene durimi i kolonive dhe e tille eshte tani nevoja qe i detyron ta ndryshojne sistemin e tyre te qeverisjes”

Tomas Xheferson

Me 4 korrik 1776, sot festa kombetare e SHBA-se , u sanksionuan keto fjale nepermjet nje votimi ne Kongresin III te  Filadelfias, dhe u hodhen ne dokumentin me te rendesishem te historise amerikane, ne Deklaraten e Pavaresise. Xhorxh Uashington u be presidenti i pare i SHBA ne vitet 1789-1797.

Me kete akt, lidhjet qe bashkonin Atdheun ishullor me bijte e saj qe nga viti 1607, kur u krijua kolonia e pare angleze ne Amerike, shkeputeshin pergjithnje. Amerika kishte arritur mevetesine, por jo pa pengesa dhe pa veshtiresi, e te cilat perfundimisht do te mbaronin me 1783.

Kunder  politikes se padrejte te kurores ndaj kolonive, sic jo vetem pretendonin kolonite amerikane se po ndiqte Xhorxhi III ndaj tyre, kishte zera madje te fuqishem dhe afer mbretit, qe e ketillonin si te tille. “Amerikanet jane bijte e metropolit dhe jo bastardet e tij” –shprehesh Uilliam Pit, nje nga kundershtarete mbretit ne  politiken e kurores ndaj kolonive .

Shume here, kurora, per shkak te rezistences dhe kembenguljes se vazhdueshme te koloneve per mos t’i dhene kurores asgje, se sipas tyre nuk nuk i detyroheshin asaj, meqe nuk ishin te perfaqesuar ne parlamentin anglez, u detyrua te aborgoje ligje dhe te moderoje politiken e saj nda tyre..

Pavaresisht se masat e ligjet  qe sanksionoi parlamenti anglez, te cilat mbeshtesnin nje politike taksash gjithnje e ne rritje per interesat e mbreterise, dhe qe u rendonin ne menyre sistematike koloneve, sic ishin : taksa  e pulles, cajit etj ,por dhe veprimeve arbitrare ne dem te kolonisteve …..nje gje eshte e pamohueshme, qe kjo shkeputje, me teper se pasoje, ishte dicka e natyrshme e aspak e parapergatitur, kur mendojme qe deri ne shekullin e XVIII, as kolonet vete nuk e mendonin nje gje te tille, ajo erdhi si rezultat i shkeputjeve shpirterore me atdheun meme dhe krijimit  te  nje shpirt amerikan dhe nje race njerezish shume me te ndryshem nga bashkatdhetaret e tyre ishullore.

Megjithate, nuk mund te perjashtohen dhe disa faktore favorizues, qe kane  ndikuar  ne sendertimin e ketij  kombi krejt origjinal dhe shume ndryshe nga ai angleze e evropian ne teresi, sic ishin: Amerika ishte nje kontinent pothuajse i pabanuar, pasi  popullsia indigjene ishte shume e paket e territore te pamata toke ishin te lira per rrjedhoje, po keshtu kjo popullsi inigjene qe u atakua me kolonet angleze ishte ne nje shkalle qyteterimi shume here me te ulet gati arkaik, dhe e paafte per t’i bere balle si asimilimit ashtu dhe asgjesimeve te vazhdueshme qe ndoqen anglezet ndaj tyre ,duke i detyruar vazhdimisht te futeshin sa me thelle ne territoret e brendshme dhe malore; fakti qe anglezet nuk pranuan bashkejetsen me kete popullsi vendase, ashtu sic bene evropianet e tjere ne Ameriken e Jugut, largesia gjeografike nga Atdheu ishte mjaft e konsiderueshme, po keshtu dhe vete kolonite kishin distance nga njera tjetra, e  kjo dobesonte kuntrollin e Kurores  ndaj tyre dhe bente qe kolonite te gezonin nje liri te madhe, por njekohesisht nxiten te ta inisiativen per t’u shkeputur nga atdheu i tyre. Transformimi tashme kishte ndodhur, ata kishin filluar te  ndiheshin me shume  amerikane, sesa angleze.

Ky shpirt amerikan shume shpejt do te transformohej ne nje nacionalizem amerikan deri sa do te behej me i forte se influenca evropiane. Dhe pikerisht, ky nacionalizem filloi te behej veprues ne momentin kur kolonite kuptuan, se Atdheu i tyre po behej pengese ne zhvillimin e tyre dhe rrezikonte lirine dhe te drejtat e tyre. Kordoni qe i lidhte keta dy kombuj tashme te ndryshem, ishte thjesht nje shkak divergjencash, konfliktesh, revoltash …nje bashkim i sforcuar, i cili per me teper po behesh pengese per te ardhmen e te dy brigjeve, pra nje kordon aspak i dobishem, pengues, dhe si i tille duhesh prere.

E habitshme  eshte  mirekuptimi qe pati qe ne fillim ky revoltim kunder Anglise ( kunder mbretit Xhorxhi III )ne gjirin e kolonive, te nje pjese te mire te intelektualeve ne Angline konservatore, dhe menyra se si perceptohesh kjo ceshtje ne  ishullin pertej atlantikut, ku larg egoizmit nacionalist e arrogant, mbeshtesnin ceshtjen amerikane me bindjen se kjo ishte ceshtje dhe e tyre “Nese rrezikohej liria ne Amerike, ajo do te rrezikohej dhe ne Angli”

“Ne u thyem ne luften kunder Amerikes ,- shkruan nje historian anglez, kjo nuk ka asgje te habitshme dhe askush ne kete vend nuk eshte ankuar me te vertete per kete ngjarje te madhe.

Me Traktatin i Versajes , me 1783 pas luftes midis anglezeve dhe amerikaneve, Britania perfundim ishte u detyrua te njohi pavaresine e SHBA-se.

“Ja,tani ne jemi miq te Anglise dhe te gjithe njerezimit -shkruante Frenklin, dhe une deshiroj qe ne te mos e njohim me kurre luften sepse, sipas mendimit tim, nuk do te kete kurre luftera te mira e paqe te keqija.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s