Zbulimi im arkeologjik


Projekt      Mesimor

Tema “Zbulimi im arkeologjik”

Punoi :MyourCreation

Puna e projektit do kaloj ne tre faza :

 FAZA E PARE  (Parapergatitja per projektin)

Per projektin u perzgjodh tema  “Zbulimi im arkeologjik”

 

Synimi: Te njihen me objektet e lashtesise  si  veriga te rendesishme ne  studimin  e qyteterimeve te lashta  dhe te sendertimit te historise se njerezimit .

Ky projekt lindi nga deshira per te treguar te Kaluaren ne nje  menyre me argetuese e me te dashur per femijet dhe per te stimuluar te ata kuriozitetin ndaj nje disipline te tille, qe flet nepermjet objeketeve antike,gjurmeve  te historise…….Arkeologjia

.


Objektivat

Objektivat e pergjithshme:

Te mesojne te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne nje projekt mesimor dhe te pranojne mendimet e te tjereve.

        Te stimulojne aftesine per te konkretizuar njohurite dhe aftesite e fituara permes bashkepunimit ne grupe.

        Te perdorin njohurite e tyre dhe t’i komunikojne ato.

        Te fitojne aftesine per te zgjeruar njohurite dhe aftesine e te menduarit kritik te tyre .

        Te zhvillojne kreativitetin dhe te fitojne aftesine e perdorimit te teknologjive te reja

        Te perdorin terminologjine e pershtatshme


Objektivat specifike:

Te mesojne historine duke gjurmuar deshmi e objekete te ndryshme arkeologjike

Te njihen me profesionin e arkeologut ,i cili eshte ne gjendje te kuptoje dhe shpjegoje gjurmet  e lena nga njerezit qe kane jetuar shume kohe para tyre ,duke u bere keshtu nje ure e rendesishme per te na njohur me te kaluaren..

Materialet e nevojshme :fotografi nga qytete antike,objekte te ndryshme antike , materiale dhe botime të ndryshme

Për qytete e objektet antike, videoprojektor, kompjuter, fleta të bardha të

formatit A4, kartona,copa derrasa ,gërshërë, zamkë ose vinovil, lapsa apo stilolapsa

me ngjyra të ndryshme etj., materiale filmike nga videotekat apo

interneti

Teknikat dhe mjetet ne funksion te projektit

Pune e pavarur e nxenesve per mbledhjen e materialeve

Bashkepunim ne grupe

Vezhgime ne terren

Fotografi dixhitale

Video

Materiale,broshura .

Harta gjeografike

Interneti

Literature

Postera ,broshura,fletepalosje

Ecuria metodike e punes

Pershkrimi i projektit

 

Fillimisht behet prezantimi i projektit dhe njohja e nxeneseve me kete disipline te re pak te prekur prej tyre persa i perket teknikes se punes ne kete lloj disipline.Nxenesit dine ne pergjithesi ca njohuri te percipta rreth faktit qe deshmite arkeologjike jane nje burim i rendesishem ne njohjen e te kaluares sone te larget ,por ata nuk arrijne te shpjegojne dot si ,ne c’menyre dhe si arriijme ne ta ndertojme nje histori nisur nga disa objekte dhe deshmi te ndryshme …

Prandaj eshte konceptuar qe te kete dhe ore teori rreth arkeologjise dhe punes se arkeologut ,qe nxenesit te jene me te orientuar rreth detyres qe kane per te realizuar ne kete projekt.

Arkeologjia eshte nje disipline e cila mund t’u “tregohet “ femijeve ,ne nje menyre me te thjeshte por dhe terheqese ne te njejten kohe.Nepermjet aktiviteteve praktike

eksperienca me arkeologjine le nje impresion te vecante te femijet

Takimi me kete disipline do te behet nepermjet demostrimit te nje figure arkeologjike ,e shoqeruar me nje histori te shkurter rreth saj.Psh:

E konsideruar vepra me madheshtore e ndertuar nga Ramses II.Tempulli shkemb i Abu Simbel eshte nje mrekulli e vertete e antikitetit dhe arkeologjise. Te katerta kolonat kolosale ,20 metra te larte te gdhendura plotesisht ne faqen e shkembit,ku paraqitet faraoni i ulur,e kane bere kete nje ikone te qyteterimit egjiptian

Kur dhe cili e zbuloi kete kompleks gjigant?

Ky zbulim i perket vitit 1813 dhe u zbulua nga studiusi zvicerian Burckhardt,por vetem  kater vjet me vone pasi italiani Beltozi e nxorri ate nga masa e reres qe  e kishte mbuluar prej shekluj te tere

Kur u ndertua ky tempull ? Persa kohe u ndertua ai? Pse i duhej Ramsesit II ,nje tempull kaq gjigant ? Kujt ja kushtoi ai kete tempull? Cfare historish tregojne  statujat  dhe vizatimet e bera ne muret  brendshme te temullit  ? Cafre nxjerrim ne nga keto njohuri te marra nga ky tempull per historine e Egjiptit te Lashte te kesaj periudhe dhe  faraonin Ramses II………….

Per t’i dhene pergjigje ketyre pyetjeve dhe shume te tjerave per te cilat ne kemi shume kureshtje te dime ,na ndihmon pikerisht arkeologjia……

Studimi me imtesi i objekteve ,vizatimeve,shkrimeve do na ndihmoje te kemi nje tabllo te qarte rreth asaj qe ndodhur ne kete peridhe dhe ne kete vend shume e shume kohe me pare….

Te nisim punen atehere ,eshte radha jone…

 

FAZA E DYTE ( Puna rreth projektit)

Gjate fazes se dyte  behet  ndarja e nxenesve ne grupet e punes sipas detyres qe do u ngarkohet  ne funksion te realizimit te projektit  

Puna e nxenesve:

  • Nxenesit do te ndahen ne kater grupe me nga 5-6 nxenes
  • Secili grup organizon punen ne menyre te tille ,qe mos te kete perplasje ne perzgjedhjen e qytetit apo  objektit me te cilin do te punojne.
  • Nese eshte e nevojshme ,nxenesit mund te orientohen nga mesuesi/ja per zgjedhjen e  tyre.
  • Nxenesit udhezohen te perzgjedhin  nje objekt te lashte  dhe te gjejne  informacione rreth tij.
  • Informacioni do te perpunohet ne veten e pare  ,do pasurohet me skica,fotografi ,legjenda rreth tyre ,mistere,mendime personale .etj.
  • Mund te shfrytezojne dhe video te ndryshme qe qarkullojne ne youtube dhe qe flasin per tyre.
  • Projekti do te nisi ne formen e nje ditari ,ne te cilin do te hidhen hapat e punes kerkimore per cdo zbulim te “ri “ qe do te bejne ne qendren e tyre arkeologjike.
    • Do te pasqyrojne me imtesi objektet qe u jane dashur per te gerrmuar dhe per te gjetur  objekte te ndryshme (ketu nenesit mund te konsultohen nga informacione te ndryshme qe ka ne internet rreth punes se arkeologut.
    • Eshte e ditur ,qe disa prej ketyre qyteteve antike jane zhdukur per shkaqe te ndryshme dhe prandaj zbulimi i tyre npm gerrmimeve arkeologjike eshte i nevojshem dhe behet sipas metova e teknikave te ndryshme te gerrmimit.
    • Ku gjenden keto qytete apo objekete?
    • Cfare fundi kane patur?
    • Cfare objektesh jane gjetur ne to?
    • Cfare konluzionesh nxjerrim nga materiali i gjetur ne to?
    • Cfare tregojne burimet e shkruara rreth tyre?
    • A ka perputhje te asaj c’ka regojne keto shkrime dhe objekteve te gjetura ne to?
    • A jemi ne gjendje te rindertojme qytetin duke u nisur nga te dhenat materiale dhe te shkruara  rreth tyre
    • Si gerrmohet per te nxjerre ne drite nje qytet antik apo nje objekt te mbuluar ?
  • Ketu kemi ecurin e punimeve ne nje qender arkeologjike ku duket qarte ,se ne c’gjendje i gjejne arkeologet keto objekte te mbuluara nga depozitime shekullore dhe  ne fund rezultati qe del pas gerrmimeve te kujdeshme te bera nga arkeologet

Ne  Ne fillim

 

 

 

 

 

 

 

 

Ne pune e siper

Ne perfundim

  • Nxenesit do te pergatisin dhe vete disa objekte te thjeshta dhe vizatime te objekteve te  ndryshme duke kriujar ne kete menyre nje mini laboratore te vogel arkeologjik.

Vendet ku du zhvillohet projekti:

Ne klase,kabineti I informatikes

FAZA E TRETE ( Raportimi i perfundimeve)

Ne kete faze do te behet botimi i arritjeve nga perfaqesuesit e cdo grupi

Ekspozohen në klasë nga grupet e nxënësve materialet e grumbulluara.

Gjatë kësaj faze nxënësit nepermjet punes se tyre arrijnë të :

Te kuptojne rendesine e gjurmimit dhe nxjerrjes ne drite te objekteve te ndryshme ne sedertimin e historise

Te pergatisin objekte te thjeshta dhe vizatime te thjeshta te kesaj periudhe

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s