Piktori gjeograf


TEMA :”Piktori gjeograf”

Punoi : MyourCreation

Ecuria metodike e punes se projektit:

Puna e projektit do kaloj ne tre faza :

FAZA E PARE  (Parapergatitja per projektin)

Per projektin u perzgjodh tema :”Piktori gjeograf”

Synimi: Te pervetesojne sakte trajtat e relievit me forma te tilla argetimi ,sic eshte piktura,te cilen femijet e pelqejne shume dhe jane te interesuar ta realizojne sa me bukur ,gjithashtu.

Objektivat e projektit

Ne fund te ketij projekti nxenesit te jene te afte:

-te mesojne te bashkpunojne ne nje projekt mesimor Objektivat e pergjithshme:

-te perdorin njohurite e marra gjate procesit mesimor e me gjere .

-te perceptojne sakte konepte e objekte gjeografike

-te zhvillojne kreativitetin e tyre dhe te aftesohen ne konkretizmin e tyre ne forma te ndryshme,nje nga keto eshte dhe realizimi i pikturave ,te cilat kerkojne dhe fantazi ,por dhe aftesi praktike ne perdorimin e penelave,bojerave etj

-te perdorin terminologjine e pershtatshme

-te permiresojne aftesite shprehese

-te dine te komunikojne njohurite

Objektiva specifike:

te formulojne sakte konceptet gjeografike ,si: mali,kodra,fusha,pllaja ,maje,kreshte,bregdet shkembor,bregdet malore,liqen ,lugine lumore,lugine malore,lugine fushore..etj

te dallojne sakte format e trajtat e relievit dhe pjeset perberese te tyre(malet (maja,shpatet,kreshta,qafa,rreza),fushat,kodrat (maja ,kreshta shpatet),pllajat …etj.

te pikturojne sakte frormat e relievit ne nje peisazh natyrore ,i cili mund te jete : peisazh malor,fushor,bregdetare dhe peisazhe njerezore ,si:qytete ,fshatra,zona industriale,porte etj.

Te vleresojne rendesine e mbrojtjes se mjediseve natyrore ,duke evidentuar vlerat e tyre.

Te vleresojne rendesine e mbrojtjes nga ndotja te peisazheve ne pergjithesi ,duke evidentuar dhe pasojat e tyre

Koha e realizimit te projektit

Projekti do te zhvillohet ne tri ore mesimore te shperndara me nje distance prej tri oresh secila,pra cdo dy jave.

Partneret qe marrin pjese ne projekt:

Nxenesit e klasave te gjashta

Mesuesja e lendes

Prinderit e nxenesve

Individe te komunitetit

Bordi i shkolles

Materialet e nevojshme :fotografi te ndryshme ku paraqiten peisazhe natyrore ,

botime të ndryshme per relievin.

, videoprojektor, kompjuter, fleta të bardha të

formatit A4, gërshërë, zamkë, lapsa apo penela dhe bojera

me ngjyra të ndryshme ,vizore etj., materiale  nga videotekat apo

interneti me pamje ku paraqiten peisazhe te shumta natyrore ne funksion te projektit.

Teknikat dhe mjetet ne funksion te projektit :

Pune e pavarur e nxenesve per mbledhjen e materialeve

Bashkepunim ne grupe

Fotografi

Video

Materiale,.

Harta fizike

Interneti

Literature

Piktura

Aktivitet qe do te kryhen ne funksion te projektit

  • Perdorimi i teknologjive dixhitale dhe kompjuterike (multimediale ) per punimin e materialeve ,per pergatitjen e pikturave ,vizatimeve.
  • Kerkime individuale dhe  ne grupe  te materialeve.

Vendet ku do punohet per realizimin e  projektit :

Ne shtepite e tyre

Ne ambjente te ndryshme te qytetit,

Ne klase

 

FAZA E DYTE ( Puna rreth projektit)

Gjate fazes se dyte  behet  ndarja e nxenesve ne grupet e punes sipas detyres qe do u ngarkohet  ne funksion te realizimit te projektit  

Klasa ndahet ne 4 grupe.Ne cdo grupe do te bejne pjese  5-6 nxenes.

Secili grup do punoje rreth disa  ceshtjeve te pergatitura nga mesuesja e lendes.

 

Puna e nxenesve :

  • Nxenesit do te grupohen ne  grupe dhe secili grup do te angazhohet ne realizimin e nje peisazhi te caktuar sipas grupeve
  • Grupi i pare do te punoje per realizimin e peisazheve malore-kodrinore
  • Grupi i dyte do te punoje per realizimin e peisazheve kodrinore-fushore
  • Grupi i trete do te punoje per relizimin e peisazheve bregdetare dhe  bregliqenore.
  • Grupi i katert do te punoje per realizimin e peisazheve njerezore:qytet,zone industriale,vepra te ndryshme te ndertuara nga dora e njeriut
  • Nxenesit udhezohen paraprakisht rreth punes se tyre me pikturat ,ne lidhje me materialet qe do te perdorin,ngjyrat perkatese
  • Jepen ide rreth asaj c’ka mund te paraqesin ne tabllote e tyre ,te cilat mund dhe t’i pasurojne me kerkime ne internet.
  • Caktohet dhe nje lider per secilin grup ,i cili do te ndihmoje shoket ne punen e tyre dhe te koordinoje punen ne menyre qe peisazhet qe ata do t’i punojne ne menyre individuale te jene sa me te larmishme dhe per mos te rene ne perseritje ,e cila do e bente punen ne grup jo shume frutdhenese dhe terheqese
  • Te gjitha punimet e grupeve do te punohen me seriozitet ,pasi do jete nje juri e perbere nga mesuesja e vizatimit ,mesues te tjere,nxenes te klasave te tjera qe kane prirje ne kete fushe ,apo dhe njerez te komunitetit qe jane te kesaj fushe.
  • Njekohesisht me realizimin bukur te peisazhit ,do te vleresohet dhe saktesia e vizatimit te objekteve gjeografike,e cila perben dhe thelbin e ketij projekti.
  • Nxenesit do te pergatisin dhe nje pershkrim sipas tipit te peisazhit qe u eshte caktuar ne grup.
  • Nxenesit do pergatisin dhe nje vleresim per rolin qe ka ruajtja e peisazheve natyrore per te ardhmen e njeriut dhe kujdesin qe duhet te tregoje shoqeria  ne ruajtjen e nje ekulibri midis ,mjedisit natyrore dhe zhvillimit industrial ,masat qe duhen marre per ruajtjene mjediseve nga ndotja urbane,industriale ,prerjet pa kriter te mbuleses bimore ,ndotja e baseneve ujore etj.

Nxenesit  e secilit grupe, porositen ne lidhje  me mjetet dhe materialet

qe u duhen ne funksion te projektit , si dhe për kërkimet që nxënësit

duhet të bëjnë për të mbledhur te mbledhur materiale, e fotografi

FAZA E TRETE ( Raportimi i perfundimeve)

Ne kete faze do te behet botimi i arritjeve nga perfaqesuesit e cdo grupi

Ekspozohen në klasë nga grupet e nxënësve materialet e grumbulluara.

Rezultatet qe  priten nga projekti:

te pervetesohen sakte konceptet gjeografike nga nxenesit

te realizohet nje ekspozite e bukur me punimet e secilit grup

2 thoughts on “Piktori gjeograf

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s