Kalaja e Tepelenës pastruar
nga plehrat për të gjetur vlerat
Të tjera rreth shkrimit

Kur ngjitesh sot në kalanë e Tepelenës gjithçka duket ndryshe. Të paktën nga jashtë, një ndër portat kryesore ku hynte Ali Pashë Tepelena, është pastruar e gjitha nga shkurret dhe plehrat. Po ashtu edhe muret rrethuese. Por, vetë kalaja nga brenda, gjendet në mëshirë të fatit. Bashkia kërkon që të bëjë investime për të thithur sa më shumë turistë, ndërsa qeveria, fondet i jep me pikatore. E një aktivitet që ishte totalisht i përkushtuar për Kalanë e Tepelenës, u organizua nga kreu i bashkisë së qytetit Tërmet Peçi në bashkëpunim me forumin për Trashëgimninë Kulturore.

“Ne duam që Kalaja e Tepelenës të zërë vendin që i takon. E kemi shumë të qartë që qyteti ynë ka nevoja emergjente në investime për kopshte, shkolla, rikonstruksione, rrugë, ujësjellësa, por e dimë shumë mirë që pjesa më e madhe e turistëve në qytetin tonë do të vijnë për shkak të Kalasë dhe emrit të saj të madh”. Ishte apeli i kreut të Bashkisë së tepelenës, Tërmet Peçi, në tryezën “Tepelena e rrezikuar”. Por arkitektë, anëtarë të forumit, patën disa ide të rëndësishme sesi mund të ndryshojë pamja e Kalasë, ashtu sikurse edhe gjithë investimi për të. Artan Shkreli, anëtar i Forumit për Trashëgimninë Kulturore, ndër të tjera renditi disa prej elementëve kryesorë sesi mund të ndryshojë dhe të bëhet atraktivë për turistët ky objekt, ndër më të rëndësishmit e Ali Pashë Tepelenës, dhe një ndër më kryesorët për të cilët ka folur edhe vetë lord Bajroni.

Sipas Shkrelit, duhet patjetër që të bëhet një rrugë e shtruar me zhavorr rreth mureve të kalasë, duke marrë si shembull edhe atë që ka ndodhur në qytetin e Butrintit. Ndërsa ndriçimi, është një element shumë i rëndësishëm për të parë nga rruga kryesore kështjellën, ashtu sikurse për ti dhënë hijeshinë e duhur edhe nga brenda. Për Shkrelin, duhet patjetër që bashkia të kujdeset që për të huajt të përgatisë disa broshura dhe fletëpalosje, në gjuhën angleze, në mënyrë që të gjithë ata që vijnë e shohin kalanë të kenë mundësinë ta njohin. Tabela druri brenda mureve rrethuese, është një ndër çështjet kryesore që shtruan arkitektët. Por , më shumë se kaq, do të ishin të nevojshme edhe disa vajza apo djem të rinj, të cilët njohin gjuhen angleze, për të bërë ciceronin e gjithë këtyre aktiviteteve.
Artan Lame, si drejtues i Fondacionit për Trashëgimninë Kulturore, forum i cili ka qenë shumë aktiv në mbrotjen e disa prej veprave historike në vend, tha për të gjithë të pranishmit se aktivitete të tilla ku debatet bëhen jo vetëm me aktorët e interesuar por edhe me komunitetin, mund të ndikohet pozivitisht në marrjen e masave të menjëhershme për të ndryshuar pamjen e Kalasë.

Arkitekti i ftuar në këtë takim, Arben Biçoku ishte më konkret në propozimet e bëra. Ai duke marrë eksperiencën e ndërtimit të Kalasë së Beratit tha se projekte të tilla, mund të ndimojnë edhe kala më në zë, ashtu sikurse është ajo e Tepelenës. “Nuk është se kalatë ngjasojnë me njëra tjetrën, por mënyra sesi mund të ringrihen dhe të zënë vendin e tyre të merituar, është pikërisht e njëjta” tha Biçoku.

Ndoshta më rrebeli nga të gjithë, ishte Auron Tare. I njohur për ndikimin e madh sidomos me grupet turistike që “bredhin” jugun e Shqipërisë, Auroni, preku drejt e në zemër të problemit. “Ndoshta qeveria nuk jep asnjë lek për këto monumente që janë të një rëndësie të veçantë, por është vetë bashkia që duhet të ndikojë pozivitisht nëpërmjet hartimit të projekteve, për të gjetur financime dhe për të shpëtuar Kalanë”.

E mandej, Tare, në bashkëpunim edhe me myftiun e qytetit, ka dhënë dy surpriza për të gjithë të pranishmit. Ishin dy gura të gdhendur, në gjuhën e vjetër osmane, që zbulohen për herë të parë dhe do të jenë objekte të kësaj kalaje, në të cilën jo vetëm pasqyrohet pjesa e historisë së këtij vendi, por edhe disa nga detajet historike të tij. Këto zbulime të reja sipas Lames, ishin si qershia mbi tortë, por ndërkaq, puna që poshtë themeleve të kësaj kalaje, mund të ketë të tjera supriza, nuk duhet të mungojë.

Olsi Lafe, nga Ministria e Kulturës, u tregoi gjithë të pranishmëve se Ministria ka akorduan një fond prej 4.5 milionë lekësh për rikonstruksionin e mureve të jashtme të kalasë. Për shkak të kohës, jetëgjatësisë, kushteve atmosferike, disa prej tyre janë dëmtuar ndjeshëm. Por në fakt 4.5 milionë lekë, është një pikë në ujë për atë që duhet për kalanë e Tepelenës. E ndërkaq, deputeti i zonës, profesor Ethem Ruka, evidentoi atë fakt që të gjithë e thanë: që politika nuk ka bërë aq sa duhet për këtë kala. Por vlerësoi mendimet e gjithë të pranishmëve, dhe vullnetin e tyre për të ndryshuar perceptimin e Kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe për ta kthyer atë në një destinacion turistik.

Tërmet Peçi, është një djalë i ri, që në fakt duket pasionant për qytetin e tij. Duket se do ti bëjë gjërat me vrull, pak jashtë rregullave. Duket se ka ambicie për të ndryshuar qytetin. Psh, sa hyn në Tepelenë, sheh rrugë të pastruara, të gjelbëruara, pemë të reja të mbjella, kosha të rinj të vendosur gjithandej, dhe ajo që kemi kohë që e kemi harruar, lyerjen me gëlqere të bordurave dhe pemëve gjithashtu. Por, puna më e madhe që ai ka bërë dhe që në fakt i suprizoi të gjithë, ishte heqja e tonelatave e tonelatave, ferra e plehrave nga muret rrethues të kalasë së Tepelenës. Dhe kur vetë Tërmeti, tregonte sesa shumë plehra kishte hequr që andej, dukej se nuk e mbante mend. Tërmet Peçi mund të mos ketë shumë fonde në dispozicion në bashkinë e tij, që vlen maksimumi apo minimumi 200 milionë lekë të vjetra në vit investime e rroga. Por dukej qartë, që kishte pasionin për të ndryshuar qytetin.

Marre ne gazeta “Shqiptarja”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s