Historia e popullit tone ne vargje ,penel dhe pentagram”


PROJEKT        MESIMOR

TEMA: “Historia e popullit tone ne vargje ,penel  dhe pentagram

Ecuria metodike e punes se projektit

Puna e projektit do kaloj ne tre faza :

FAZA E PARE  (Parapergatitja per projektin)

Per projektin u perzgjodh tema  “ Historia e popullit tone ne vargje ,penel dhe pentagram”

Synimi: Te kuptojne ,se sa informacion te vlefshem historik mund te marrin nga krijimet artistike,qe i kushtohen ngjarjeve apo figurave historike ,por dhe perpos kesaj ,permes pasqyrimit artistik te ketyre ngjarjeve ,te percillen  te nxenesit  ,ato ndjenja  te ngrohta qe zgjojne  dashurine per vendin ,kulturen ,te cilat historia e vetme  nuk t’i fal dot

 

 

 

Organizimi i  punes se projektit

  • Projekti do zhvillohet ne klasat e nenta ,te cilat zhvillojne dhe “Historine e Shqiperise”
  • Struktura e projektit  bazohet gjate zhvillimit te tre oreve mesimore
  • Keto tre ore mesimore jane shperndare per t’u dhene me shume kohe nxenesve dhe do te zhvillohet secila ore ,cdo dy jave
  • Projekti perfshin periudhen kohore Prill-Maj.

PARTNERET QE DO TE BASHKEPUNOJNE NE KETE PROJEKT

  • Nxenesit e klasave te nenta
  • Mesuesja e lendes se historise
  • Prinderit e nxenesve,komuniteti.

Vendi ku do realizohet projekti:

Ne klase

Salla e Informatikes

Burimet e projektit jane :

  • Literature  me vjersha  kushtuar ngjarjeve dhe figurave historike
  • Fototgrafi rreth ngjarjeve dhe figurave historike
  • DVD – me ngjarje ,kenge ,poezi
  • CD-me kenge patriotike

Objektivat e projektit

Objektiva te pergjithshme:

  • Te stimulohet tek nxenesit aftesia per te krijuar dhe  per t’u shprehur
  •  Te mesojne te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne nje projekt mesimor dhe te pranojne mendimet e te tjereve.
  • Te stimulojne aftesine per te konkretizuar njohurite dhe aftesite e fituara permes bashkepunimit ne grupe.
  • Te perdorin njohurite e tyre dhe t’i komunikojne ato.
  • Te fitojne aftesine per te zgjeruar njohurite dhe aftesine e te menduarit kritik te tyre .
  • Te zhvillojne kreativitetin dhe te fitojne aftesine e perdorimit te teknologjive te reja
  • Te perdorin terminologjine e pershtatshme
  • Te permiresojne aftesite shprehese ,zhvillimi I shprehive te te menduarit te orientuar ne zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e informacionit.
  • Te japin kontributin e tyre ne realizimin  e nje projekti

Objektivat specifike

  • Ø Te  nxjerrin fakte historike nga kenget dhe vjershat patriotike
  • Ø Te njohin dhe te dine te vleresojne kenget /poezite/pikturat   kushtuar  historise se vendit te tyre.
  • Ø Te mbajne qendrim kritik ndaj veprave te tilla,duke i konsideruar ato si nje pjese e rendesishme e trashegimise sone kulturore ,historike.

Materialet e nevojshme :fotografi nga ngjarje te ndryshme historike,figura historike, materiale dhe botime të ndryshme

Me poezi,kenge patriotike , videoprojektor, kompjuter, fleta të bardha të

formatit A4, gërshërë, zamkë ose vinovil, lapsa apo stilolapsa

me ngjyra të ndryshme etj., materiale filmike nga videotekat apo

interneti

T Teknikat dhe mjetet ne funksion te projektit

Pune e pavarur e nxenesve per mbledhjen e materialeve

Bashkepunim ne grupe

Fotografi

Video

Materiale,broshura .

Harta historike

Interneti

Literature

Postera ,broshura,fletepalosje

FAZA E DYTE ( Puna rreth projektit)

Gjate fazes se dyte  behet  ndarja e nxenesve ne grupet e punes ,sipas detyres qe do u ngarkohet  ne funksion te realizimit te projektit  

Klasa ndahet ne 4 grupe.Ne cdo grupe do te bejne pjese  5-6 nxenes.

Secili grup do punoje rreth disa  ceshtjeve te pergatitura nga mesuesja e lendes.

Ceshtjet  qe  do  te  trajtohen  nga secili  grup

Gjate punes se tyre  ne grupe ,nxenesit  duhet  te kene parasysh disa pika ku duhet te bazohen ne analizen e informacionit te gjetur dhe grumbulluar me fakte,ngjarje,si:

  • Cila eshte permbajtja e kenges/vjershes/kuadrit?
  • Cili eshte argument I kenges/vjershes/piktures?
  • Cila eshte  pika e veshtrimit te autorit te kenges/poezise/kuadrit?
  • Cili eshte mesazhi /kuptimi I kenges/vjershes/kuadrit
  • Cfare di per kete periudhe kohore te ciles i referohet kenga/poezia/kuadri?
  • Renditini  kenget /vjershat/kuadrot/ ,sipas rendit kronologjik te ngjarjeve qe pasqyrojne duke filluar nga ajo me e hershmja ,deri te me e vona.
  • Vleresoni rendesine historike te asaj ngjarjeje ,figure ,ne historine e popullit tone.
  • Vleresoni vlerat artistike te krijimeve dhe emocionet qe percjellin tek ju keto ngjarje historike te veshura me figura letrare ,tinguj,ngjyra .
  • Beni nje krahasim te informacionit qe keni marre rreth atyre ngjarjeve apo figurave qe trajtohen ne materialet e gjetura ,me ato njohri qe keni marre  nga Historia ,qofte nga ana e permbajtjes se informacionit ,qofte dhe ndenjave qe jane percuar te ju ,per keto ngjarje ,figura historike.

Ndarja ne grupe

Nxenesit do te organizohen ne kater grupe pune:

Grupi i pare: Grupi i poezise

Ky grup do gjej materiale,leterature nga poezite qe i kushtohen ngjarjeve ,figurave te rendesishme te historise sone.

Grupi i dyte:Grupi i kenges

Ky grup do gjej materiale,leterature,CD,DVD nga kenget qe i kushtohen ngjarjeve ,figurave te rendesishme te historise sone.

Grupi i trete :Grupi i piktoreve

Ky grup do gjej materiale vizive :foto,piktura rreth ngjarjeve dhe figurave historike,njekohesisht do te pergatisin dhe vete ,punime te tyre individuale .

Grupi i katert:Grupi i artisteve

Ky grup do te merret me anen interpretative te projektit.Ky grup do te perbehet nga recitues,kengetare,drejtues .Keta do te pergatisin nje mini spektakel te vogel ,me vjersha e kenge patrotike

FFAZA E TRETE ( Raportimi i perfundimeve)

 

Ne kete faze do te behet botimi i arritjeve nga perfaqesuesit e cdo grupi

Ekspozohen në klasë nga grupet e nxënësve materialet e grumbulluara.

Rezultatet qe priten ne fund te projektit:

ü Perkujtimi i 100 vjetrorit te Pavaresise se Shqiperise

ü Njohja me trashegimine  historike  te  popullit  tone  nepermjet  pjeseve muzikore,letrare ,figurative   ,te cilat i kushtohen historise se popullit tone.

ü Pergatitja e nje CD-je me kenge patriotike

ü Pergatitja e nje brochure me poezi patriotike

                      9 Maj 2012

One thought on “Historia e popullit tone ne vargje ,penel dhe pentagram”

  1. Ky eshte projekti im ,te cilin e kam me perzemer nga te gjitha projektet qe kam zhvilluar deri tani.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s