Udhetim ne Mesjete


 Image

 

 

Ecuria metodike e punes se projektit:

Puna e projektit do kaloj ne tre faza :

FAZA E PARE  (Parapergatitja per projektin)

Per projektin u perzgjodh tema “ Nje udhetim ne Mesjete”

 

Synimi: Te njihen me mire ,nxenesit,me nje nga periudhat me te rendesishme te historise boterore,Mesjeten.

E cilesuar shpesh dhe si “periudha e erret “ky projekt , do na sherbeje si nje alternative e mire ne zbardhjen  e shume dukurive apo fenomeneve te cilat e kane burimin apo gjenezen fill nga kjo periudhe.

Objektivat e projektit

Objektivat e pergjithshme :Ne fund te ketij projekti nxenesit te jene te afte:

-te mesojne te bashkpunojne ne nje projekt mesimor

-te perdorin njohurite

-te perceptojne te shkuaren dhe te tashmen

-te zhvillojne kreativitetin

-te perdorin terminologjine e pershtatshme

-te permiresojne aftesite shprehese

-te dine te komunikojne njohurite

Objektiva specifike:

-te dine te formulojne hipoteza mbi jeten ne mesjete

-te dine te bashkpunojne dhe te pranojne mendimet e te tjereve

-te njihen me kete periudhe te mesme te historise

-te dine te pershkruajne veprimtari te ndryshme te jetes gjate mesjetes

-te krijojne nje tabllo te qarte te jetes ne Mesjete

-te bejne dallimin e jetes ne Mesjete dhe sot.

-te vleresojne rendesine e studimit te kesaj periudhe te historise  per  shpjegimin e shume ngjarjeve ,dukurive qe kane ndodhur ne Mesjete ,por me pasoja ne zhvillimin fushave te ndryshme deri ne ditet e sotme

-te perdorin burime te ndryshme informacioni per studimin e kesaj periudhe

– te perdorin imagjinaten ,per te realizuar punime te ndryshme, te cilat pasqyrojne tabllone mesjetare duke e bere ate me interesante, por dhe me efektive .

Koha e realizimit te projektit :

Ky projekt do te realizohet per 3 ore mesimore (gjate tre javeve)

Si periudhe kohore kur do te realizohej ky projekt ,kam percaktuar muajin Prill

.

Ø PARTNERET QE DO TE BASHKEPUNOJNE NE KETE PROJEKT

Nxenesit e klasave te shtata

Mesuesja e lendes se historise

Prinderit e nxenesve

Individe te komunitetit

Bordi i shkolles

Materialet e nevojshme :fotografi nga qytetet dhe keshtjellat mesjetare, figura te rendesishme historike qe i perkasin kesaj periudhe ,materiale dhe botime të ndryshme

Për Mesjeten, videoprojektor, kompjuter, fleta të bardha të

formatit A4, gërshërë, zamkë ose vinovil, lapsa apo stilolapsa

me ngjyra të ndryshme etj., materiale filmike nga videotekat apo

interneti

 Teknikat dhe mjetet ne funksion te projektit :

Pune e pavarur e nxenesve per mbledhjen e materialeve

Bashkepunim ne grupe

Fotografi

Video

Materiale,broshura ,guida turistike te qyteteteve te ndryshme.

Harta gjeografike

Interneti

Literature

Postera ,broshura,fletepalosje .

Aktivitet qe do te kryhen ne funksion te projektit

  • Perdorimi i teknologjive dixhitale dhe kompjuterike (multimediale ) per punimin e materialeve ,per pergatitjen e posterave,broshurave ,fletepalosjeve.
  • Kerkime individuale dhe  ne grupe i dokumenteve ,materialeve,te dhenave statistikore etj.
    • Pergatitja e maketit :”keshtjella mesjetare”.

Vendi ku do realizohet projekti

Ne klase

FAZA E DYTE ( Puna rreth projektit)

Gjate fazes se dyte  behet  ndarja e nxenesve ne grupet e punes sipas detyres qe do u ngarkohet  ne funksion te realizimit te projektit  

Klasa ndahet ne 4 grupe.Ne cdo grupe do te bejne pjese  5-6 nxenes.

Secili grup do punoje rreth disa  ceshtjeve te pergatitura nga mesuesja e lendes.

Ceshtjet qe do te trajtohen :

Grupi I

  • Veshtrim historik mbi periudhen e Mesjetes.Ceshtjet politike te Mesjetes.
  • Shtrirja kohore e Mesjetes ,nendarjet e saj.
  • Pushteti absolut i sundimtareve mesjetare;mbreterit me te rendesishem .
  • Hierarkia feudale ;vasaliteti.

Grupi II

 

  • Arti dhe feja ne Mesjete
  • Vecorite e artit ne Mesjete.
  • Veprat dhe autoret me te rendesishme
  • Feja dhe roli i saj ne Mesjete
  • Hierarkia kishtare
  • Kryqezatat

Grupi III

 

  • Ceshtjet ekonomike dhe teknologjike
  • Perberja shoqerore
  • Procesi i bujkroberimit
  • Mjetet teknologjike ne industri,bujqesi,komunikacion.
  • Taksat dhe detyrimet

Grupi IV

 

Grupi artistik

  • maket kalaje (keshtjelle) mesjetare
  • -qytet mesjetar(skica),foto.
  • -foto ose skica te veshjeve,objekteve ,ndertesa tipike mesjetare.

Nxenesit  e secilit grupe, porositen ne lidhje  me mjetet dhe materialet

qe u duhen ne funksion te projektit , si dhe për kërkimet që nxënësit

duhet të bëjnë për të mbledhur materiale filmike ose fotografike për

kete periudhe te historise sone ,  dhe informacione të tjera.

FAZA E TRETE ( Raportimi i perfundimeve)

Ne kete faze do te behet botimi i arritjeve nga perfaqesuesit e cdo grupi

Ekspozohen në klasë nga grupet e nxënësve materialet e grumbulluara.

Rezultatet qe  priten nga projekti:

Te pasurojne njohurite e tyre per Mesjeten;

Te krijojne nje tabllo te qarte te ngjarjeve ,dukurive ,te cilat jane karakteristike vetem per kete periudhe;

Te realizojne makete dhe punime te tjera artistike ,per objekte apo ngjarje qe lidhen me periudhen ne studim;

Te japin vleresimet e tyre per anet negative dhe pozitive te kesaj periudhe.

Prill-Maj 2012

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s