Eja ne qytetin tim


Projekti
“Eja ne qytetin tim

 Ecuria metodike e punes se projektit
Puna e projektit do kaloj ne tre faza :
vFAZA E PARE  (Parapergatitja per projektin)
Per projektin u perzgjodh tema  “ Eja ne qytetin tim “
Eshte perzgjedhur kjo teme,sepse duke studiuar gjeografine e kulturen lokale ,mund te zbulojme ato elemente historike dhe kulturore qe ne menyre te pashmangeshme na bejne te vetedijshem  per  krenarine qe jemi pasardhesit e nje populli ,nder me te lashtet jo vetem ne Ballkan ,por dhe me gjere … dhe fillimisht duke njohur veten  ne mund te njohim dhe te tjeret  duke qene ne gjendje per te diskutuar e per  ta  cuar me tej dialogun ,jo thjesht ne kontekstin njohes ,por dhe argumentues.
 Koha e realizimit   4 ore
Muaji           Mars 2012
 Qellimi :
Te perforcojne te mesuarit nepermjet aktiviteteve praktike  per t’i bere nxenesit te jene te motivuar e te interesuar  ndaj disiplinave historike –gjeografike ,ndermjet studimit te drejtperdrejt te territorit.
Objektivat e projektit
Objektiva te pergjithshme:
·        Te mesojne te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne nje projekt mesimor dhe te pranojne mendimet e te tjereve.
·        Te stimulojne aftesine per te konkretizuar njohurite dhe aftesite e fituara permes bashkepunimit ne grupe.
·        Te perdorin njohurite e tyre dhe t’i komunikojne ato.
·        Te fitojne aftesine per te zgjeruar njohurite dhe aftesine e te menduarit kritik te tyre .
·        Te zhvillojne kreativitetin dhe te fitojne aftesine e perdorimit te teknologjive te reja
·        Te perdorin terminologjine e pershtatshme
·        Te permiresojne aftesite shprehese ,zhvillimi I shprehive te te menduarit te orientuar ne zgjidhjen e problemeve dhe menaxhimin e informacionit.
OBJEKTIVA SPECIFIKE
Te zhvillojne njohurite rreth territorit ku jetojne ,historise se tij dhe potencialit te tij turistike
Të identifikojnë objekte, mjedise apo elemente të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të mjedisit ku banojne.
Të analizojnë rëndësinë dhe gjendjen aktuale të kësaj trashëgimie.
Të japin gjykimin e tyre mbi shkallën e ndërhyrjes të komunitetit në këtë trashëgimi dhe rëndësinë e kësaj trashëgimie në ndihmë të zhvillimit social-ekonomik dhe kulturor të mjedisit ku ata banojne.
.
ØPARTNERET QE DO TE BASHKEPUNOJNE NE KETE PROJEKT
Nxenesit e klasave te nenta
Mesuesja e lendes se gjeografise,historise
Prinderit e nxenesve
Individe te komunitetit
Bordi i shkolles
ØMATERIALET E NEVOJSHME QE DO PERDOREN NE FUNKSION TE REALIZIMIT TE PROJEKTIT MESIMOR :
Fotografi nga vende te ndryshme te vendlindjes,materiale dhe botime te ndryshme per vendlindjen  ,objektet  arkeologjike ,komjuter , fleta te bardha te formatit A4,ngjites , lapsa me ngjyra te ndryshme,materiale filmike mbi Vendlindjen,material te marra nga internet.
ØTeknikat dhe mjetet ne funksion te projektit
Pune e pavarur e nxenesve per mbledhjen e materialeve
Bashkepunim ne grupe
Vezhgime ne terren
Fotografi dixhitale
Video
Materiale,broshura ,guida turistike te qyteteteve te ndryshme.
Harta gjeografike
Interneti
Literature
Postera ,broshura,fletepalosje .
ØAktivitet qe do te kryhen ne funksion te projektit
·        Vezhgimi direkt dhe  zbulimi i ambjenteve perreth.
·        Perdorimi i teknologjive dixhitale dhe kompjuterike (multimediale ) per punimin e materialeve ,per pergatitjen e posterave,broshurave ,fletepalosjeve.
·        Kerkime individuale dhe  ne grupe i dokumenteve ,materialeve,te dhenave statistikore ,hartave etj.
ØVendet ku do realizohet projekti
Ambjentet e shkolles,qyteti  ,fshatrat perreth.
Ø  PERFUNDIMET E PROJEKTIT
  • Njohja me gjeografine ,trashegimine historike dhe kulturore te territorit ku jetojne .
  • Te bejne vleresime gjeografike ,historike e kulturore te territorit  ku banojne , duke percaktuar vendet atraktive si potenciale te rendesishme per zhvllimin turistik te tij.
FAZA E DYTE ( Puna rreth projektit)
vGjate fazes se dyte  behet  ndarja e nxenesve ne grupet e punes sipas detyres qe do u ngarkohet  ne funksion te realizimit te projektit
vKlasa ndahet ne 5 grupe.Ne cdo grupe do te bejne pjese  6 nxenes.
Secili grup do punoje rreth ketyre ceshtjeve:
Ceshtjet qe do te trajtohen :
1.    Vecorite natyrore te rrethit te vendlindjes
3.    Hartografia
4.    Potencialet turistike
5.    Vendlindja ne fotografi dhe video
Secili grup do te punoje me nje nga ceshtjet :
1.     Gjeografet-ky grup do te pergatisi nje material teorik mbi gjeografine e e rrethit ,duke bere nje pershkrim te detajuar te pozites gjeografike,vecorive te relievit,klimes,bimesise ,burimeve ujore,pasurive nentokesore te rrethit tone.
2.     Historianet –ky grup do pergatisi nje material teorik rreth historise se vendlindjes,duke pasqyruar momentet me te rendesishme te saj,historikun e objekteve te ndryshme , figurat me te shquara te cilat kane lene gjurme te rendesishme ne qytetin tone etj.
3.Hartografet –ky grup do te paraqesi ne harten e pergatitur nga vete ata vendodhjen e objekteve te ndryshme, qe do te perfshihen ne studimin e projektit.
4.Agjentet turistike – ky grup do te bej nje vleresim te pergjithshem te vlerave turistike qe ofron qyteti ,duke vene ne dukje vleren atraktive te mjedisit natyror ,traditat e zones,etnografine e zones..etj.
5.Fotografet -keta do te merren me pergatitjen e te gjithe materialit ilustrues  te projektit me fotografi dhe me video  te realizuara nga vete ata ,gjate gjithe kohes se udhetimit .Keta do fotografojne  objektet  natyrore, historike,kulturore, ekonomike etj , qe do te vizitojne dhe qe sherbejne per te ilustuar materialin.
Behet ndarja e nxenesve ne grupe
Grupet e nxenesve  ne te cilat do jete e organizuar puna per realizimin e projektit:
 
Grupi I    (Gjeografet)
Grupi II  (Historianet)

Grupi III (Hartografet)

 Grupi IV (Agjentet turistike)
Grupi V   ( Fotografet)

vGjate fazes se dyte   do te zhvillohen udhetime ne  qytet dhe jashte tij ,te cilat do jene  vizita t e drejtuara nga mesuesja ne objektet me te rendesishme historike-kulturore te rrethit , ku nxenesit do te njihen ne terren me keto objekte .
vDo te perdoren aparate fotografike per te fotografuar objektet e planifikuara per t’u vizituar ne projekt ,te cilat do te publikohen dhe ne materialin dhe broshurat e pergatitura nga vete nxenesit ,si pjese e punes se tyre individuale dhe ne grup.
vPer te realizuar kete faze te projektit do sigurohet nje mjet transporti  me kontibutin e bordit te  shkolles dhe komunitetit
vObjekte te rendesishme kuturore  etj.
vFAZA E TRETE ( Raportimi i perfundimeve)
Ne kete faze do te behet botimi i arritjeve nga perfaqesuesit e cdo grupi
vEkspozohen në klasë nga grupet e nxënësve materialet e grumbulluara.
vGjatë kësaj faze nxënësit nepermjet punes se tyre arrijnë të identifikojnë:
v• Trashëgiminë natyrore të mjedisit të tyre.
v• Trashëgiminë kulturore të mjedisit të tyre.
v• Vendi që zë kjo trashëgimi në shkallë vendi.
v Prezantimin e vlerave që ka kjo trashëgimi.
v• Prezantimin e gjendjes aktuale të kësaj trashëgimie.
v Analizën e rolit dhe ndikimit që ka luajtur kjo trashëgimi deri tashmë në zhvillim.
Materiali i grumbulluar dhe i perpunuar nga nxenesit paraqitet ne formen e posterave ,fletepalosjeve,broshurave …apo pjese fimike te pergatitura me videot e bera gjate ekskursionit. Nxenesit bejne nje paraqitje te plote te gjithe projektit qe nga qellimet e mjetet deri te mbresat qe provuan gjate realizimit te detyres.
Ne fund behet vleresimi i punes se secilit nxenes apo grup per punen e kryer.              Mars 2012
    IX



Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s